Covid19

“Fluturon” kurba e infeksionit në Turqi, konfirmohet dyfish i rasteve të reja

Turqia raportoi sot 1.562 raste të reja, pothuajse dyfish nga fillimi i qershorit kur Ankaraja hoqi kufizimet e udhëtimit dhe rihapi sektorët e ekonomisë.

Raporti i fundit ngriti numrin e rasteve të COVID-19 në 178,239, ndërsa numri i të vdekurve në vend u rrit me 15 në 4.807, sipas Ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca.

“Numri i rikuperimeve ra nën numrin e rasteve të reja. Ne po largohemi nga objektivi,” paralajmëroi Koca në Twitter.

“Pika jonë e dobët është optimizmi i padëshiruar. Le të jemi optimistë të matur,” tha ai./bota.al

Leave a Reply

Back to top button