Tobias Ellwood deputet i parlamentit britanik, nuk nguroi asnjë minutë të ndihmonte një agjent të policisë që rezultoi i plagosur në atentatin e të mërkurës para godinës së parlamentit britanik në Londër, raporton “The Telegraph”.
Ish ushtaraku, Ellwood ishte një nga të parët që shkoi në ndihmë të policit duke i realizuar frymëmarrje gojë më gojë e duke mbajtur të shtrënguara plagët e tij, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën.
Pavarësisht përpjekjeve të Ellwood, fatkeqësisht agjenti i policisë humbi jetën.
Kamerat kanë arritur të kapin fytyrën e gjakosur të deputetit konservator, i cili e di mirë çfarë do të thotë të humbasësh një njeri të dashur në një atentat: vëllai i tij Jonathan u vra në një sulm terrorist në Bali në vitin 2002.