Thashethemet se Bill Clinton është babai i një djali të lindur nga një prostitutë po rriten, teksa djali tashmë 30-vjeçar thotë se ish-presidenti është babai i tij. Danney Williams hapi një llogari në Facebook në dhjetor të vitit të kaluar, me emrin e ri Danney Williams-Clinton, me qëllimin për të tërhequr vëmendjen e Clinton-ëve.
Pretendimet se Danney është djali i ish-presidentit Bill nuk janë të reja, madje ato vazhdojnë për një kohë të gjatë. Një test ADN-je i bërë nga revista STAR në vitin 1999 tha se Danney nuk mund të jetë djali i Clinton megjithatë u vu në dyshim saktësia e testit.
Historia e Danney tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 1992, kur Clinton në atë kohë guvernator i Arkansas po bëhej gati për të garuar për president. The Globe mori në intervistë nënë e Danney, një ish-priostitutë të quajtur Bobbie Ann, që tha se ajo kishte nisur një marrëdhënie me Clinton në vitin 1984.