Qeveria ruse ka publikuar në mediat e saj disa foto satelitore që sipas saj tregojnë se avioni MH17 i Malaysia Airlines flight MH17 është qëlluar nga një avion luftarak, MIG-29. Fotografitë janë shpërndarë nga televizioni shtetëror rus si provë se avioni me pasagjerë i rrëzuar në korrik të 2014 është qëlluar nga një avion luftarak dhe jo një raketë tokë-ajër e rebelëve pro-rusë në Ukrainë, siç ishte pretenduar më parë. Sipas rusëve pamjet janë marrë nga imazhet satelitore britanike dhe amerikane. Fotografitë tregojnë një avion që godet drejt MH17, nga rrëzimi i të cilit gjetën vdekjen 298 persona në bord. SHBA dhe BE ka akuzuar rebelët pro-rusë si autorë të rrëzimit të avionit me anë të sistemit raketor BUK. Por nga ana e saj Rusia ka argumentuar se një avion i paidentifikuar ka qenë pranë MH17 në momentin e rrëzimit, dhe ai avion ishte ukrainas. /lapsi.al/
1 minute read