Sport

FOTOT/ Argjentina në delir (kurse Van Gaal thotë se dy lojtarë refuzuan të gjuanin penalltinë e parë)

Trajneri i Holandës, Van Gaal tha se dy lojtarë refuzuan që të gjuajnë penalltinë e parë në ndeshjen dramatike kundër Argjentinës. Ekipi nga Amerika Latine shënoi katër penalltitë për të siguruar një vend në finale. “Duhet të shënosh penalltinë e parë dhe unë ua kërkova dy lojtarëve të gjuajnë përpara se të përfundoja tek Vlaar”, tha trajneri. Dhe mbrojtësi holandez e humbi penalltinë e parë. Si për ironi, Van Gaal tha se ai e ka mësuar portierin e Argjentinës, Romero, si të presë penalltitë. Tani holandezët do përballen me Brazilin për vendin e tretë. Arjen Robben tha se Botërorin do e fitojë Gjermania. Ndërkohë tifozët argjentinas kanë kohë për të menduar për Gjermaninë, pasi kanë vërshuar në rrugë për të festuar. Kjo ishte një goditje e rëndë për Brazilin, pasi rivali i tyre historik do jetë në finale dhe ata jo. “Tani i gjithë Brazili është me ne,” shkruan gazeta më e madhe gjermane, Bild. /gazetatema.net/

argj4 argj3 argj2 argj1 argj 11 argj 10 argj 9 argj 8 argj 7 argj 6 argj 5

Leave a Reply

Back to top button