Stuhia e dëborës që ra në Nju Jork arriti trashësinë prej 18 cm. Më shumë se 2500 fluturime u anuluan për shkak të motit të keq. Një dëborë e pazakontë pranverore boreale, e katërta në tri javë në pjesën lindore të SHBA-ve. Vetëm Nju Jorku mbylli shkollat. Toby është pagëzuar stuhia që filloi në orën 20:00 me orën lokale të Nju Jorkut. Ende nuk është e qartë, nëse stuhia do t’ia kalojë asaj historike në prill të vitit 1915 që ra me një trashësi prej 25 cm në kryeqytetin finaciar të vendit. Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo shpalli gjendjen e emergjencës në qytet dhe në zonat përreth. Tre të katërtat e fluturimeve u anuluan në aeroportin e “LaGuardia” dhe në Newark, New Jersey si dhe gjysma e fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar të John F. Kennedy. U anuluan fluturimet në aeroportin e Filadelfias, Pensilvanisë, në atë Reagan dhe Dulles të Uashington DC, Baltimores, Bostonit. Rreth 4.000 banorë mbetën pa elektricitet.
1 minute read