Egjipti ka nisur sulmet ajrore ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Libi, si hakmarrje pas ekzekutimit barbar të 21 të krishterëve kopt egjiptianë.
Mësohet se ka pasur të paktën shtatë sulmet në Derna, që është bërë vatër e terroristëve islamikë që pas rënies së Gadafit në 2011.
Aktualisht Libia është pa qeveri dhe në një gjendje kaosi.
Egjipti ka thënë se sulmet ajrorë në fqinjin perëndimor, janë ndaj militantëve të ISIS.
Këta të fundit postuan një video tronditëse mbrëmjen e djeshme, duke iu prerë kokën 21 të krishterëve egjiptianë, të cilët ishin rrëmbyer ndërsa punonin në Libi.
Egjipti bëhet vendi i dytë në atë rajon që ka nisur sulmet ndaj ISIS, pas Jordanisë./b.l.
Less than a minute