Bota

FOTOT / “Gjendet i ngirë pas katër vitesh alpinisti i zhdukur”

Trupi i ngrirë i një alpinisti që u zhduk katër vite më parë është gjetur në një bllok akulli.

49-vjeçari u zhduk në vitin 2014 ndërsa po ecte në Severo-Chui Range në malet Altai, që kufizohen me Rusinë, Kinën, Mongolinë dhe Kazakistanin.

Pavarësisht kërkimeve asnjëherë nuk u gjet ndonjë shenjë e kufomës.

Trupi i tij u gjet nga disa alpinistë javën e kaluar dhe ekipeve të shpëtimit iu deshën katër ditë për ta nxjerrë nga ‘varri’ prej akulli.

Familjarët e tij janë njoftuar për të konfirmuar identitetin dhe emri i alpinistit nuk do zbulohet derisa të jepet konfirmimi se është ai.

Alpinisti ishte nga qyteti i Belokurikha në Rusi.

Policia po kryen një hetim paraprak, duke kontrolluar të gjitha faktet dhe rikujtuar situatën në të cilën vdiq 49-vjeçari.

Leave a Reply

Back to top button