Disa fotografi nga debati i parë presidencial amerikan duket se tregojnë një “fryrje” misterioze nën veshje tek Hillary Clinton.
Këto pamje gjithsesi u kanë shërbyer edhe konspiracionistëve të ndryshëm të cilët pretendojnë se kandidatja demokrate ka mashtruar duke u pajisur me një “pajisje të komunikimit” për të “mbështetur” përgjigjet e saj.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shumë e përshkruajnë “gungën” në shpinë si një kuti me një tel, duke bërë pretendime të pabazuara se mund të jetë një kufje sekrete.
Gjithsesi thuhet se pajisja nën xhaketën e Clinton ka më shumë gjasa të jetë një “kuti” mikrofoni.
Akuzat për mashtrim u shfaqen në fillim të këtij viti, kur Clinton dhe Trump u akuzuan për përdorimin e kufjeve të fshehta gjatë një debati televiziv në NBC. /Telegrafi/