Në mes të frikërave për sulme terroriste gjatë periudhave të festive qeveria franceze njoftoi këtë të dielë se do të zbresë më shumë se 100 000 policë dhe ushtarë në rrugët e vendit të saj. Siguria shtesë do të përqendrohet në tregje, qëndra tregtare, ndërtesa fetare, transporte publike dhe vende turistike. Ministria e brendshme citoi se konteksti i kërcënimit terrorist është akoma është i lartë. Përpos sigurisë së kësaj periudhe ministria tha se vigjilanca shtesë do të jetë edhe për vendet religjoze gjatë festës hebraike të Hanukkah, në fillim të muajit, dhe për Krishtlindjen ortodokse në janar, në mënyrë që këto festa të festohen në kushte sa më të mira. Një ligj i ri antiterrorist i qeverisë franceze i dekretuar nga presidenti Emmanuel Macron i jep pushtet policisë si pasojë e sulmeve ekstremiste islamike që vranë më shumë se 200 njerëz në 2015-2016. / Bota.al
1 minute read