Macron fitoi me dy të tretat e votave (66.1 përqind) që do të tregonte se ish-bankieri ka mbështetje të gjerë në të gjithë vendin.
Por, ajo që nuk tregohet nga kjo shifër, është numri i njerëzve të cilët vendosën të mos marrin pjesë në në zgjedhje, ose që dorëzuan fletëvotime të dëmtuara.
Një e katërta e francezëve të regjistruar për të votuar nuk zgjodhi që të marrë pjesë këtë herë – shkalla më e lartë e abstenimit, që nga viti 1969.
Ekspertët thonë se fitorja e Macron flet më shumë për njerëzit që duan të mbajnë Le Pen larg nga zyra, se çdo gjë tjetër.
“Kjo fitore e Macron tregon se shumë njerëz refuzojnë Frontin Nacional, por shumë ndjehen gjithashtu se nuk janë të përfaqësuar nga të dy kandidatët, ose partitë”, thotë Dorit Geva, një ekspert për politikën franceze nga Universiteti i Evropës Qendrore. “Franca mbetet thellësisht e ndarë”. /bota.al