Bota

Franca nis hetimin për fluturimin e 5 dronëve misteriozë

dronetFranca ka nisur hetimet për 5 dronët misteriozë që fluturojnë në qiellin francez për dy ditësh. Autoritetet deklarojnë se nuk ka vend për panik, pavarësisht se nuk ka asnjë informacion se kush i komandon këta dronë. Fluturimet janë filmuar dhe do të ekzaminohen nga 10 ekspertë.
Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për avionët pa pilotë të shfaqur në qiellin parizien gjatë kësaj jave. Njoftimi erdhi nga qeveria franceze, kurse mediat thonë se në shenjestër të tyre janë ambasada e Shteteve të Bashkuara në Paris dhe kulla Eifel.
Sipas informacioneve, për dy ditë me radhë të martën dhe të mërkurën kanë fluturuar 5 dronë, dhe askush nuk e di se kush i komandon ata. Tre prej avionëve pa pilotë janë pikasur mbi muzeun e invalidëve të luftës në “Place de la Concorde”, kurse dy të tjerë në portat e qytetit.
Qeveria franceze tha se nuk ka vendosur alarmin e sigurisë, pasi vendi ka qenë i blinduar që pas sulmeve në revistën satirike Charlie Hebdo dhe në supermarketin hebre muajin e klauar.
Drejtori i fabrikës së prodhimit të dronëve Parrot, Henri Seidu, deklaroi për radion Europa 1 se nuk ka vend për panik. “Ende nuk ka asnjë konfirmim të ndonjë rasti që terroristët të përdorin dronë për sulmet e tyre. Cfarë do të bënin ata me avionë pa pilotë? Cfarë potenciali ka ky kërcënim. Është dicka që nuk ka ndodhur më parë. Nuk duhet të biem pre e panikut apo fantazisë”, thotë ai.
Fluturimet e dronëve janë filmuar dhe do të analizohen nga 10 ekspertë. Ligji francez ndalon fluturimet e cdo lloj droni natën dhe për të flutuar në lartësinë prej 150 metrash në zona të banuara duhet leje nga autorteet përkatëse. Zëdhënësja e qeverisë Stephane Le Foll qetësoi publikun, duke thënë se dronët nuk janë fenomen vetëm i francëz.

Leave a Reply

Back to top button