Në Francën e grevës kundër reformës së pensioneve, SNCF njoftoi 5,000 vende dhe 14 trena speciale të rezervuar për fëmijët e moshës midis 4 dhe 14 vjeç që udhëtojnë vetëm, të dielën tjetër, në prag të festave të Krishtlindjeve për të shkuar tek familjet e tyre. Në fillim, grupi hekurudhor francez kishte ngritur polemikë, duke njoftuar për pezullimin e shërbimit për të mitur të pashoqëruar për shkak të grevës së pacaktuar të punonjësve të hekurudhave, e cila ka zgjatur gjashtëmbëdhjetë ditë. Më pas ka bërë prapakthehu. “Sot, ne kemi një pamje më të saktë të numrit të drejtuesve të trenave, mjeteve lëvizëse dhe të gjitha burimeve të disponueshme për fundjavën,” shpjegoi drejtori i përgjithshëm i Sncf Voyages, Rachel Picard, duke shtuar se “një ‘armëpushim’ ka vazhduar këtë mëngjes, shpallur nga një pjesë e punonjësve si dhe një rifillim (i punës) për disa prej tyre në Krishtlindje”. / bota.al
1 minute read