Sport

France Football bën portretin e De Biasit/Si arriti të triumfojë në Shqipëri

Screen Shot 2015-12-15 at 21.32.13

Bibla e futbollit francez, revista France Football i ka bërë në numrin e sotëm nga një prezantim tre kundërshtarëve të skuadrës së Deshamp gjatë kampionatit Europian. Për sa i përket Shqipërisë ajo është ndalur tek historia e pazakontë e teknikut italian Gianni De Biasi. “Fillimisht nuk ishte një dashuri e çmendur” e fillon shkrimin e tij gazetari Roberto Notarianni, duke përmendur se De Biasi që ishte përzënë nga Udinezja nuk kishte ndërment ta pranonte kombëtaren e “shqiponjave”. Ai tregon se pas ndërhyrjes së një gazetari, ai e pranoi në vitin 2011 “për politesë” ftesën e FShF-së. “Dhe katër vite më pas ky njeri gjendet sërish në Shqipëri, ku është shpallur si një lloj “heroi kombëtar” shkruan FF e cila tregon se si vetë kryeministri Rama doli ta presë në aeroport pas kualifikimit dhe i tha se do ti konfiskonte pasaportën italiane që mos e linte të largohej nga skuadra.

Por De Biasi sipas France Football “nuk ka asnjë qëllim të largohet. E ku do të gjente ai një vend tjetër ku mund ta trajtonin kaq mirë”?

Në shkrim thuhet më pas se ai ka marrë çmimin honoris causa si kontributor i imazhit të mirë të Shqipërisë, ka marrë shtetësinë shqiptare nga presidenti i republikës, megjithëse fillimisht ishte parë me mosbesim nga shqiptqrët. Atyre që ishin mësuar me emra të mëdhej si Brigel, Dossena, Bariç dhe Han, nuk u a mbushte mendjen një trajner, që suksesin lë të madh kish pasur nxjerrjen e Modenas nga seria C në elitën e futbollit italian.

Por më pas të gjithë u bindën – shkruan FF- në sajë të thjeshtësisë, aftësisë për dialog dhe asaj për të motivuar lojtarët, që karakterizojnë teknikun italian./Lapsi.al

Leave a Reply

Back to top button