Analiza

FRANCE / Stuhia Sarkoleaks, qindra rregjistrime. Ish-presidenti i përgjuar në Elize

Qindra rregjistrime klandestinë të realizuar nga ideologu i tij, Buisson

Qindra orë rregjistrime klandestinë të kryer në fshehtësi gjatë takimeve të punës, por edhe në momente privatë të Nicolas Sarkozysë. Një arkiv i fshehur, i ndërtuar nëpër vite nga Patrick Buisson, ideologu kontrovers që mendohet si njeriu që e shtyu ish presidentin të merrte kthesën drejt të djathtë sekstreme. Sarkozy është rregjistruar në Elize, në pallatin presidencial, pa dijeninë e tij, nga një prej njerëzve më të besuar të ekipit të tij. Transkriptimet e parë të atyre që tashmë janë pagëzuar me emrin “Sarkoleaks” dolën dje në Canard Enchaine, ndërkohë që faqja e internetit “Atlantico” ka publikuar rregjistrimet origjinalë, për t’u dëgjuar online.

Eshtë një skandal i paprecedentë për Republikën e Pestë. Nuk ajo që është ofruar deri tani, nuk shfaqen zbulime të “llahtarshëm”, të paktën për momentin, por gjykime aspak miklues për ministra dhe politikanë të të majtës dhe të djathtës. Ka edhe një rregjistrim, që i përket vitit 2011, në të cilin dëgjohet Carla Bruni teksa ironizon për “varfërinë” e bashkëshortit. “Jam unë që e mbaj – thotë ish zonja e parë – mendoja se do të martohesha me një njeri me pagë të mirë”. Bashkëshortja e Sarkozysë ankohet se nuk ka punuar më, që nga koha kur ka ardhur në Elize. “Më parë kisha kontrata të cdo lloji dhe fitoja shumë para. Tani – vazhdon Carla Bruni – nuk mund të firmos kontrata të reja. Julia Roberts është 44 vjec, Sharon Stone 52, Julianne Moore 53, dhe fitojnë ende shumë para përmes reklamave. GJë që mua nuk më lejohet, pasi jam martuar me një President të Republikës”. Në një tjetër rregjistrim, dëgjohet Buisson që e trajton gruan e presidentit të atëhershëm si një grua “të rëndë”.

Avokati i Buisson e ka pranuar se rregjistrimet janë bërë nga klienti i tij, “por për arsye profesionale”. Nuk është e qartë se si kanë mbërritur deri në media. Sipas avokatit, ato janë vjedhur nga një “mik” i familjes Buisson. Një tjetër hipotezë është që rrgjistrimet të kenë përfunduar në duart e atyre që po kryejnë hetime për kompaninë e ish këshilltarit të Sarkozysë, e akuzuar se ka siguruar kontrata shtetërore për të realizuar sondazhe elektoralë për Presidencën, por pa respektuar garën.

Të shumtë janë ata në krahun e djethtë që frikësohen se mos është hapur një kuti Pandore. Ish presidenti nuk ka komentuar ende zyrtarisht. Eshtë e mundur që të hapet një betejë ligjore në lidhje me rregjistrimet. Përshtypja e përgjithshme është që jemi vetëm në fillimin e skandalit. Si “Canard Enchaine” ashtu edhe “Atlantico” kanë paralajmëruar daljen e transkriptimeve të rinj në ditët që do të vijnë. Sipas Henry Guaino, këshilltar i Sarkozysë, edhe ai vetë i rregjistruar nga Buisson, ish presidenti është i zemëruar dhe “ndihet i tradhëtuar”. “Mendonte që marrëdhënia e tyre ishte e bazuar, në mos mbi miqësinë, të paktën mbi besimin. Eshtë një tradhëti, për ne është një përvojë e ngjashme me një përdhunim”. Buisson, 64 vjec, militant i të djathtës ekstreme e ka ndihmuar Sarkozynë në dy fushata elektorale, në 2007 dhe 2012, duke e shtyrë të mbajë pozicione më pranë Frontit Nacional.

Më pak se tre javë para zgjedhjeve lokale, kjo është një tjetër goditje e rëndë për UMP, pasi disa ditë më parë dolën akuza të rënda për favoritizëm kundër presidentit të partisë, Jean-Francois Copé. Ndërkohë, socialistët kanë kërkuar një komision hetimor parlamentar. “Rregjistrimet, ka komentuar sekretari i PS, Harlem Desir, hedhin dritë mbi mandatin e Sarkozysë, mes intrigave, tradhëtive, cinizmit dhe përbuzjes së shtetit”. Skandali rrezikon ta përndjekë edhe për një kohë të gjatë Sarkozynë, duke hedhur të tjera hije mbi mundësinë e rikthimit të tij.

Më pikantet:

  • Si president kam një rezidencë dhe një shtëpi me qera. Kam bërë mirë që jam martuar me Carlën. Eshtë ajo që paguan faturat.
  • Mendoja se do martohesha me një burrë me pagë të mirë. Por, nuk mund të firmos kontrata pasi jam martuar me një president – Carla Bruni.
  • Pranova që ministrja Alliot-Marie të më dërgonte një letër dorëheqjeje. Askujt “nuk i plasi” – Nicolas Sarkozy.
  • Kishim imagjinuar që do të bëhej Kryeministër. Ka një fytyrë të këndshme, por është vetëm tym.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close