Francesco Gabbani fitoi Festivalin e Sanremos 2017 me këngën Occidentali’s Karma. Këngëtari toskan vitin e kaluar ishte vendosur midis të rinjve, me këngën me Amen. Fiorella Mannoia në vendin e dytë, me këngën “Che sia Benedetta”. Ajo ka fituar edhe Çmimin e “Lucio Dalla” të dhënë nga gazetarët. Shqiptari Ermal Meta ka fituar vendin e tretë, me këngën “Vietato Morire”. Këngëtari me origjinë shqiptare, i cili vitin e kaluar ishte në garë mes të rinjve, gjithashtu fitoi Çmimin “Mia Martini” të kritikës. /bota.al
Less than a minute