Bota

FRIKA / SHBA – Mijëra arrestime imigrantësh të paligjshëm

Frikë për imigrantët e parregullt në të paktën gjashtë shtete amerikane. Gjatë javës së fundit – sipas mediave – janë kryer me mijëra arrestime në atë që po shndërrohet në një valë të vërtetë ndalimesh të urdhëruar nga autoritetet që merren me imigrimin dhe sigurinë e kufijve. Eshtë ky rezultati i dekretit të firmosur nga Trumpi në 26 janar, me objektiv një shtrëngim të vendosur të mbi 11 milionë imigrantëve klandestinë që ndodhen në SHBA.

Objektivi i operacionit është ai i arrestimit dhe riatdhesimit të imigrantëve që kanë precedentë penalë. Por sipas mediave amerikane, në këto orë po goditen edhe shumë persona pa precedentë. Një aspekt ky i fund që dallon operacionin e kësaj jave, nga ata që janë kryer edhe në kohën e Obamës. Trumpi ka premtuar se do të rikthejë në shtëpi me forcë të paktën 3 milionë imigrantë të paligjshëm, që kanë kryer krime. Dhe për të arritur këtë rezultat i ka dhënë urdhër Departamentit të Sigurisë Kombëtare që të zgjerojë fushën e personave që duhen ndjekur: jo vetëm ata të ndaluar tashmë nga drejtësia për krime, por edhe për ata që kanë kryer shkelje të vogla e në disa raste, edhe njerëz vetëm të dyshuar./bota.al

Leave a Reply

Back to top button