Bota

Fshijeni menjëherë facebook-un, gjiganti i rrjeteve sociale në krizë ekzistenciale

Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook, i themeluar nga Mark Zuckerberg ka pësuar humbje prej miliarda dollarësh, por jo vetëm kaq.

Sipas CNN Facebook po përballet me një krizë ekzistenciale, kjo pasi po zhvillohet një fushatë me hashtagun: #deletefacebook, (fshijeni facebook).

Skandali i të dhënave po i kushton shumë shtrenjtë rrjetit social dhe do duhen përpjekje të fuqishme që pas aferës së Cambrige Analytica-s, kompania të arrijë të kthejë besimin lidhur me mbrojtjen e të dhënave dhe të privatësisë.

Vetë bashkëthemeluesi i Cambridge Analytica, i kthyer në informator, Christopher Ëylie është bllokuar përkohësisht nga “Facebook”-u, “Instagram” dhe “ËhatsApp” pas pohimeve të bëra mbi firmën e analizimit të të dhënave, që akuzohet se ka mbledhur informacione personale të miliona përdoruesve të Facebook.

Dyshohet se ai e bëri këtë për të ndihmuar në fitoren e Donald Trump si president i SHBA-ve në 2016. ”. / Dritare.net

Leave a Reply

Back to top button