Bota

Fuçia e barutit turk që mund të hedhë në erë Europën

Screen Shot 2015-12-04 at 6.06.03 PM

Nga Roberto Saviano

Pas sulmeve të Parisit presidenti francez reagoi sikur Franca të ishte pjesë aksidentalisht në luftën ndaj terrorizmit.

Hollande tha se do të kontaktonte homologët e shteteve të tjera për të kutpuar se si do ta mbështesnin Francën.

Komunikimi ishte i patjetërsueshëm: Franca u sulmua dhe duhet t’i shpallte luftë Shtetit Islamik.

Dhe Europa dështoi sërish. Europa që nuk di dhe nuk mund të bashkohet.

Nuk bashkohet në momentet kyçe duke nxjerrë zbuluar shtetet që e përbëjnë.

Europa që duhet të ishte e bashkuar jo vetëm përsa i përket monedhës por edhe në konflikte.

Duhet të bënte një analizë të qartë të gjendjes dhe të gjente një strategji veprimi.

Fakti që askush nuk e merr në konsideratë Europën është pasoja e dështimit të politikës së jashtme të BE-së.

Është prodhimi i interesave vetjake të çdo shteti që sheh interesin e vet dhe jo një interes të përbashkët.

Sipas europarlamentares Emma Bonino është e kotë t’i shpallësh luftë Shtetit Islamik.

Ajo madje u tregua e kujdesshme duke mos e quajtur shtet pasi kështu legjitimoheshin.

Por ajo që të gjithë kanë vënë re dhe mediat kanë evidentuar është paaftësia e Europës për të reaguar apo vepruar ndaj një kërcënimi të përbashkët, një kërcënimi botëror.

Që prej kohës kur jetoj me eskortë dhe udhëtoj jashtë, ministrat e Brendshëm të vendeve mikpritëse kujdesen për sigurinë time.

Kam takuar shumë roje që flasin madje dhe italisht.

Ata më përshkruanin një situatë shumë zhgënjyese.

Bashkëpunimi i shërbimeve inteligjente mes shteteve të BE-së ishte totalisht i dështuar.

Duheshin muaj të tërë apo edhe vite për të konfirmuar një informacion apo për të marrë të dhëna për njerëz të dyshuar.

Bashkëpunimi ishte thuajse zero.

Si mund të kesh sukses ndaj krimit, këtë rast terrorizmit, kur shtetet e BE-së që normalisht duhet të koordinoheshin nuk kanë minimumin e bashkëpunimit?!

Përfaqësuesja e BE-së për çështjet e Jashtme dhe sigurisë është italiania Mogherini.

Pavarësisht personalitetit të saj dhe aftësive të pakontestueshme, roli i saj është i papërfillshëm.

Politika e Jashtme e Europës është inekzistente.

Në këtë kontekst dua të përmend letrën e dy gazetarëve turq Can Dundar dhe Erdem Gul.

Ata janë në burg pasi kanë zbuluar informacione për shitjen e armëve nga Turqia drejt xhihadistëve të ISIS.

Ata i kanë kërkuar Europës të marrin përgjegjësitë mbi veprimet e regjimit turk.

Unë nuk mund të bëj gjë tjetër veç të mbështes apelin e tyre.

Europa e cila duhet të jetë e ndërgjegjshme për identitetin e vet po tenton të fusë në BE një shtet që nuk respekton qytetarët e vet.

Një shtet që shtrihet në kufijtë e Europës dhe që me autoritarizmin e një oligarku po shenjon fatin e turqve dhe kurdëve, por dhe mbarë qytetarëve të Europës./TemA

Leave a Reply

Back to top button