Bota

Fundi i të vërtetës objektive. “Përbindëshi që krijuam vetë”

Screen Shot 2016-09-06 at 12.33.06Çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është? Kjo pyetje nuk ka më shumë rëndësi në politikën amerikane, shkruan Leonard Pitts tek “The Miami Herald”. Për vite të tëra, Rush Limbaugh, Sean Hannity, Matt Drudge, dhe anëtarët e tjerë të kompleksit mediatik konservator kanë injoruar pa pushim çdo gjë të raportuar nga “mediat kryesore” dhe kanë mbytur me sukses “idenë faktit të njohshëm dhe objektiv”.

Charlie Sykes, një aktivist konservator, e pranoi kohët e fundit këtë gjë, teksa shprehte frustrimin e tij mbi kandidaturën e Donald Trumpit. Kur Trump thotë diçka që është raciste apo qartësisht e pavërtetë, thotë Sykes, audienca e tij në radio pret që ai ta mbrojë – dhe nëse ai nuk e bën, e quajnë të shitur.

“Ne kemi eliminuar në thelb çdo gjyqtar, apo rojtar”, thotë Sykes. “Ne vetë e kemi krijuar këtë përbindësh.” Në realitetin alternativ të ortodoksisë konservatore, shkenca, sondazhet, historia dhe institucionet kryesore mediatike nuk kanë besueshmëri. Ndryshimet klimatike janë një mashtrim. Presidenti Obama ka lindur në Kenia. Nëse Trumpi humbet, zgjedhjet janë manipuluar. Liberalët dhe konservatorët nuk mund të komunikojnë më përtej ndarjes ideologjike, apo bashkëpunojnë për të zgjidhur probleme, për sa kohë që nuk mund të bien dakord për objektivitetin e fakteve. erate këpunim për të zgjidhur problemet, pasi ata nuk mund të pajtohen në ndonjë grup objektive të fakteve. “Dëmi nga kjo gjë është shumë i thellë dhe nuk do të ndreqet kollaj”. /Miami Herald-www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button