Revolucioni i vitit 1917 i dha fund regjimit carist dhe krijoi një rend të ri ekonomik dhe social. Sot, pas 100 vitesh, pas dështimit të komunizmit sovjetik, vazhdojnë ende tensionet gjeopolitike në Rusi.
Sipas Mira Miloseviçit, shkrimtare, ai që quhet revolucioni rus është një seri ngjarjesh të ndodhura nga shkurtit deri në tetor të vitit 1917, si: rënia e Car Nikollës së II (1868-1918), kostituimi i një qeverie provizore dhe grushti i shtetit kundër saj nga një grup pakice, fraksioni bolshevik i Partisë Punëtore Social-Demokrate në Rusi. Revolucioni rus pati një rol vendimtar në historinë e Rusisë, të Bashkimit Sovjetik dhe në gjithë botën duke kontribuar në luftën kundër fashizmit në rritje, mbështeti të gjithë regjimet komuniste në të gjithë botën si dhe në procesin e dekolonizimit.
Lindja e njeriut të ri
Revolucioni rus doli nga Lufta e Madhe, megjithatë ishte pasojë e faktorëve të mëparshëm si: dështimi i reformave qeveritare të ndërmarra nga Car Aleksandri i II (1818-1881) në vitin 1860, kundër-reformat …