Aksident i rëndë në detin e Okhstockut, ku fundosja e një peshkarexhe shkaktoi 54 të vdekur. Dalniy Vostok u mbyt pranë gadishullit të Kamchatkas, 250 km në jug të Magadanit, në lindjen e largme ruse. Në bord ndodheshin 78 rusë, 40 marinarë të Mianmarit dhe të tjerë të kombësive të ndryshme. Peshkarexha u fundos brenda afro 15 minutave pas përmbytjes së motorrit të saj. Nuk është ende i qartë shkaku i aksidentit. Për momentin ka dy hipoteza: përplasja me një bllok akulli, ose humbje e ekuilibrit të anijes ndërkohë që ngrihej një rrjetë me peshë afro 80 tonë dhe një tjetër hidhej në ujë.
Less than a minute