Ekipi i fushatës presidenciale të Hillary Clintonti ka sfiduar FBI-në për vendimin e saj për të dhënë informacion ligjvënësve amerikanë, mbi një hetim të ri për përdorimin e emaileve nga ana e kandidates së Partisë Demokratike.
Drejtori i FBI, James Comey informoi Kongresin mbi këtë lëvizje ditën e premte, 11 ditë para zgjedhjeve.
Clinton u tha mbështetësve se kjo lëvizje ishte “e paprecedentë dhe thellësisht shqetësuese”.
Por kundërshtari i saj republikan, Donald Trump e ka vlerësuar vendimin.
Në letrën e tij drejtuar Kongresit, Comey tha se FBI kishte mësuar për emaile të reja që mund të kenë lidhje me hetimin e mëparshëm, i përqëndruar mbi përdorimin nga ana e kandidates demokrate, të serverit privat kur ajo ishte Sekretare e Shtetit në administratën Obama.
Comey vetë e ka mbrojtur këtë lëvizje, duke këmbëngulur se nëse nuk do ta bënte publike, do të “ishte gënjyese” dhe do të rrezikonte të “keqkuptohej”, duke patur parasysh që FBI nuk e di rëndësinë e emaileve të zbuluar rishtaz. / bota.al