Bota

“Fushëbeteja” ku Arabia Saudite po përplaset me Iranin

JEMEN. Mungesa e një qeverie qendrore që të kontrollojë territorin dhe ushtrinë, prania e lëvizjeve separatist, kundërvënia e fuqishme fetare dhe përfshirja e dy fuqive rajonale janë të gjithë sinjale që paralajmërojnë shpërbërjen shtetërore të vendit

Konteksti gjeopolitik i Lindjes së Mesme, për shkak të luftës civile në Siri dhe pranisë së ISIS-it, shfaq një fazë paqëndrueshmërie ekstreme që shikon të përfshirë, drejtpërsëdrejti dhe jo, pothuajse të gjithë vendet e zonës. Paqëndrueshmëria amplifikohet nga konfliktet e brendshme të çdo shteti të veçantë, që marrin një natyrë rajonale prej përfshirjes së vendeve të tjera. Në mënyrë të veçantë, konkurrenca midis Arabisë Saudite dhe Iranit për hegjemoninë në zonë i ka ashpërsuar armiqësitë tashmë ekzistuese, siç provon lufta civile në Jemen, që ua shikon pjesëmarrjen në fronte të kundërta.

Paqëndrueshmëria politike dhe shtetërore e Jemenit lind nga një histori e gjatë konfliktesh, mungesës së resurseve ekonomike dhe dhune. Përpara 1990 Jemeni përbëhej nga dy shtete të veçantë: Jemeni i Veriut dhe Jemeni i Jugut. Ne 1962, një grusht shteti kundër monarkisë së Jemenit të Veriut çoi në një luftë civile 8 vjeçare, që përfshiu Egjiptin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Jemeni i Jugut, që e siguroi pavarësinë nga Anglia në 1967, eksperimentoi edhe ai një luftë civile, të shkurtër, por jashtëzakonisht të përgjakshme në 1986. Veriu dhe Jugu u bashkuan në 1990, nën presidencën e Ali Abdullah Saleh, që do të qeveriste për 33 vjet, duke ruajtur një dorë të hekurt ndaj aparatit ushtarak, duke vendosur masa shtrënguese brutale ndaj disidentëve dhe duke pozicionuar familjarë dhe njerëz besnikë të tij në postet kyçe të qeverisë e të ushtrisë. Megjithatë, është e rëndësishme të tregohet sesi qeveria qendrore nuk ka ushtruar kurrë kontroll të plotë mbi territor, sidomos të zonave rurale si të veriut, ashtu edhe të jugut të vendit. Historikisht, shteti jemenas e ka siguruar pushtetin dhe legjitimitetin nga një rrjet i diversifikuar grupesh tribale që qeverisin në nivel lokal, më shumë sesa duke vendosur ligje në mënyrë uniforme në të gjithë vendin.

Ndarja midis Veriut he Jugut ka qenë fillimisht rezultati i dominimit kolonial. Në fakt, turqit dominonin Veriun dhe anglezët Jugun. Kufiri u formalizua më pas me Traktatin e  Sana’a të vitit 1934 midis qeveritarit pasosman të Veriut, Imam Yahya, dhe Anglisë. Më pas, pas revolucioneve të viteve Gjashtëdhjetë që përcaktuan si në Jemenin e Veriut, ashtu edhe në atë të Jugut republika të pavarura, ndarja u ruajt sidomos në zonën jugore të vendit, një Jemen i bashkuar i parë si një hap i parë drejt një uniteti më të madh arab. Megjithatë, gjatë Luftës së Ftohtë ndarja gjeografike u forcua, pasi Republika Popullore Demokratike e Jemenit ishte një aleat i qëndrueshëm sovjetik në botën arabe dhe për këtë arsye merrte resurse ekonomike nëpërmjet Traktatit të Varshavës. Kur u bë i qartë fundi i afërt i bllokut sovjetik, Jemeni i Jugut nui hezitoi që të kërkojë dhe të sigurojë bashkimin me Veriun.

Bashkimi do të demonstrohej një gabim i rëndë politik nga ana e liderit të Jugut, Ali Salem al-Beidh: marrëveshja nuk parashikonte asnë lloj forme vetëvendosjeje. Veç kësaj, Presidenti Saleh vazhdoi me marxhinalizimin politik të rivalit, duke i cytur kundra rivalët tribalë dhe duke u përplasur ushtarakisht me Beidh në 1994, kur ky kërkoi – më kot – që të anulonte Traktatin e Bashkimit. Lufta e shkurtër civile solli pasoja shumë të rënda për pjesën jugore të vendit, pasi kryeqyteti i lashtë Aden u shkatërrua nga forcat ajrore e Saleh, insittucionet lokale u shkrinë, terrenet e socializuara ju shpërndanë rrjetit klientelist që kryhesohej nga Presidenti, infrastrukturat industriale pjesërisht u prishën dhe mijëra ushtarakë dhe nëpunës publikë u pushuan nga puna dhe u zëvendësuan me personel nga Veriu.

Analiza historiko – politike e Jemenit pasbashkimit nuk mund të shkëputet nga një studim i thelluar i karakteristikës më të rëndësishme të tij, multipolaritetit, që ka gjeneruar të paktën 4 qendra gravitacionale, përveç veçantive fisnore dhe rajonale. Këto qendra gravitacionale dallohen nga lëvizjet dhe nga partitë politike, duke përbërë në fakt vektorë për lokalizimin e forcave politike, sidomos në momente polarizimi politik ekstrem, si për shembull një luftë civile, që mund të bëjnë të kalojnë në plan të dytë ndarje apo aleanca ekzistuese në kohë stabiliteti më të madh, pavarësisht se kanë një aftësi ndryshueshëm më të vogël respektivisht organizatave politike.

Qendra e parë gravitacionale është e identifikueshme në islamin politik sunit, që manifestohet nëpërmjet lëvizjes së Vëllazërisë Myslimane dhe salafizmit. Në rajon sunitët, origjina e të cilëve shkon në rënien e Perandorisë Osmane, kanë pritur për shumë dekada radhën e tyre që të qeverisin; boshllëku i lënë nga fundi zyrtar i Kalifatit islamik në 1924 q enjë burim frustrimi për shumë myslimanë dhe një shenjë e qartë se islami, jo vetëm si fe, por edhe si ideologji politike, duhej të ripërkufizohej. Më pas, sunitët në jemen anë fituar një pushtet politik më shumë se një dhjetëvjear. Partia Islah (Reforma), një basen përmbledhës për të moderuar dhe salafitë, ka qenë formacioni i parë politik i themeluar pas hyrjes së sistemit pluralist në vijim të bashkimit në 1990. Themeluesi i saj, lideri fisnor i fuqishëm Abdullah al-Ahmar, që e ka udhëhequr konfederatën Hashid deri në vdekjen e tij në 2007, qe një aleat i ngushtë i Presidentit Saleh, kështu që Partia Islah për më shumë se një dekadë është konsideruar si shtyllë e regjimit.

Lidershipi i partisë ka kërkuar që të ndjekë një rrugë më të moderuar, duke i apeluar në mënyrë të paekuivoke idesë së një shteti civil, duke theksuar parimet e mirëqeverisjes dhe të demokracisë. Megjithatë, është e mundur të vërehet sesi Islah nuk ka ditur të ndahet nga personalitetet më radikale brenda saj, si për shembull kleriku salafit Abdul-Majid al-Zindani, emri i të cilit figuron në listën e Kombeve të Bashkuara për personat e lidhur me al Qaedan. Në anën më ekstreme të spektrit politik sunit ndodhen Ansar al-Sharia (Mbështetësit e Ligjit Islamik), e lidhur ne formacionin e al Qaedas në Gadishullin Arabik (AQAP), sidomos në jug të vendit, dhe një tjetër grup militant islamik, Jabhat al Nosrah (Fronti i Mbështetësve të Allahut), i shfaqur në provincën veriore Saada, lidhjet e të cilit me AQAP-in nuk janë të mirëpërcaktuara.

Qendra e dytë gravitacionale përfaqësohet nga një lëvizje joislamiste, e zhvilluar sidomos në Veri të vendit, që shkon nga liberalët tek konservatorët, duke përfshirë edhe sunitë e zaiditë, përveç mbështetësve të Presidentit Saleh. Lëvizja ka gjetur shprehje formale në Asamblenë e Përgjithshme të Popullit, partia e Presidentit që ka mbajtur pushtetin politik për më shumë se 30 vjet. Kjo lëvizje është më shumë e përkufizueshme nëpërmjet asaj të cilës i kundërvihet, në fakt është kundër parimeve të sunitëve dhe të shiitëve. Përjashti refuzimit të qendrave të tjera gravitacionale, më shumë se çdi doktrinë politike, faktori mobilizues kryesor i saj ka qenë klientelizmi. Duke patur parasysh historinë pothuajse 30 vjeçare të partisë unike qeveritare, resursi më i madh i saj ka qenë aftësia për të dhënë akses në pozicione pushteti dhe pasurie.

Qendra e tretë gravitacionale është rezultat i hidhërimit dhe i zhgënjimit prej pasojave të bashkimit; një lëvizje e tillë doli në sipërfaqe në 2007, duke kërkuar të drejta civile të barabarta dhe qytetari të barabartë për të gjithë banorët e Jugut. Kërkesat pothuajse gjithmonë janë injoruar dhe shpesh janë shtypur me dhumë, pavarësisht se banorët e Jugut mëshuan për një rivendosje të shtetit përpara bashkimit. Është interesante të vërehet sesi pikërisht një parti që ishte idhtare e unitetit jemenas, Partia Socialiste e Jemenit të Jugut, ka përfaqësuar shtyllën kurrizore të lëvizjes për pavarësi, duke krijuar Lëvizjen Jugore (al Hiraak al-Ganoubi). Nga pikëpamja politike, një formacion i tillë nuk ka bazë homogjene. Në fakt, faktori kryesor bashkues është përvoja e privimit të të drejtave civile nga ana e Veriut. Veç kësaj, ajo është e copëzuar, pasi historikisht në jug të Jemenit ndeshen të paktën 4 ndarje territoriale të tjera që kanë njohur periudha trazirash dhe konfliktesh të armatosura. Si rezultat, al-Hiraak nuk ka një lidership unitar, megjithatë anëtarët e saj duken dakord me kërkesën për vetëvendosje dhe, për paosjë, për rindërtimin e shtetit të pavarur të Jemenit të Jugut.

Qendra e katërt gravitacionale lind nga një lëvizje politike zaidite hashemite, e njohur më mirë si Houthi apo Ansar Allah, që i ka dhënë jetë një rebelimi të armatosur në Veri të vendit, duke shkaktuar luftën civile aktuale. Është një fenomen pastërtisht endogjen, që i ka rrënjët në historinë e jashtë të Jemenit dhe ka implikime të rëndësishme gjeopolitike rajonale. Fjala “hashemit” tregon një prejardhje të drejtpërdrejtë të profetit të islamit. Zaidizmi është një prej sekteve kryesore islamike apo madhhabs (shkolla të ligjit islamik), që dominojnë veriun e Jemenit. Zaidizmi, që i përket shekullit të VIII-të dhe që ndiqet nga rreth gjysma e popullsisë së rrafshnaltave të Jemenit të Veriut, konsiderohet përgjithësisht si shiit, edhe pse jurisprudenca fetare është shumë e ngjashme me disa vija kryesore të sunizmit. Jemeni verior ka qenë qeverisur nga zaiditët hashemitë për rreth 1000 vjet, deri në 1962, kur nacionalizmi arab frymëzoi një revolucion republikan, ideologjikisht dhe ushtarakisht i mbështetur nga Egjipti i Gamal Abdul Nasser. Është e rëndësishme të kujtohet se familjes mbretërore, ashtu si edhe mbështetesve të saj, ju lejua që të qëndronte në vend, duke përbërë pjesë përbërëse të identitetit socio – politik të Jemenit dhe duke vazhduar që të nderohej për shkak të prejardhjes së saj të drejtpërdrejtë nga Profeti.

Deri në mesin e viteve Nëntëdhjetë, zaidët kanë mbajtur një profil relativisht të ulët. Megjithatë, përhapja e një salafizmi radikal në vend ka çuar në rilindjen e një lëvizjeje politike të bazuar mbi dentitetin zaidito – hashemit. Nën presidencën e Saleh, grupet salafite janë shfaqur falë mbështetjes ekonomike të Arabisë Saudite; ky zhvillim, bashkë me korrupsionin në rritje të pranishëm në regjim, ka konkurruar me realizimin e një lëvizjeje zaidite që i kundërvihej hapur përhapjes së salafizmit dhe një aleance sekree të hipotezuar midis Saleh, Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara. Lëvizja e ka origjinën e saj nga një fraksion brenda sektorëve rinorë të Al-Haq, një partie zaidite të formuar në 1990 për të kontestuar zgjedhjet e para legjislative të mbajtura në 1993 në Jemenin e bashkuar. Rebelimi i armatosur i Houthi ka nisur në 2004, kur ndodhën përplasjet me qeverinë jemenasë për të penguar arrestimin e Hussein Badreddin al-Houthi, një udhëheqës fetar dhe politik lokal, gjithashtu edhe ish anëtar i parlamentit. Al -Houthi u vra gjatë luftimeve dhe ndjekësit e tij ja vunë emrin e tij grupit. Nga pikëpamja pastërtisht politike, Houthi kanë theksuar se impenjimi i tyre ishte për t’i dhënë fund diskriminimit fetar nga ana e qeverisë, që nga ana e saj i akuzonte se donin të vendosnin një version zaidit të Kalifatit sunit. Në 2009, konflikti midis Houthi dhe qeverisë u intensifikua, atëhere kur regjimi ka nisur një ofensivë të madhe ushtarake. Palët kanë arritur një armëpushim në 2010. Megjithatë, në 2011 “pranvera arabe ka paraqitur për lëvizjen mundësinë për ta zgjeruar influencën e saj dhe siguruar një kontroll territorial më të madh. Është e rëndësishme të nënvizohet sesi gjatë konfliktit me Houthi, qeveria jemenase ka përjetuar turbulenca të konsiderueshme politike, sidomos gjatë “pranverës arabe”, që i ka dhënë fund presidencës së Saleh, i zëvendësuar nga zëvendësi i tij, Abd Rabbu Mansour Hadi.

Në 2013, si akt themelor të tranzicionit politik që e kishte sjellë në pushtet, Hadi ka krijuar Konferencën Kombëtare për Dialogun, që do të duhej të formonte një qeveri të unitetit kombëtar. Këto tentativa paqëtimi kombëtar nuk kanë ecur për shkak të ish Presidentit Saleh, që ka ruajtur një influencë të fortë politike, përvec kontrollit të pjesës më të madhe të forcave të sigurisë, dhe se është bashkuar me lëvizjen Houthi në luftën civile kundër Hadi, qeveria e të cilit është e njohur në nivel ndërkombëtar, dhe kundër koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite. Midis 2013 dhe 2014, Houthi kanë vazhduar të përleshen me qeverinë jemenase, pavarësisht pjesëmarrjes në bisedime ndërkombëtare, të prirura për ta integruar lëvizjen në qeveri dhe në krijimin e një kushtetute të re. Houthi kanë pushtuar kryeqytetin Sana’a në shtator të 2014, por janë tërhequr në vijim të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara që e ka detyruar Hadi të emërojë një qeveri më gjithëpërfshirëse, që gjithsesi nuk ka arritur ta stabilizojë vendin, pasi në janarin e 2015 Houthi e kanë rimarrë kryeqytetin, duke e shtrënguar në arrati Presidentin dhe duke kontrolluar një pjesë të mirë të Jemenit perëndimor.

Me 26 mars të 2015, aleati kryesor i Jemenit, Arabia Saudite, që është pjesë e një koalicioni që përfshin Bahreinin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Jordaninë, Marokun, Sudanin dhe Senegalin, ka nisur një fushatë ajrore kundër rebelëve Houthi. Njëkohësisht, Arabia Saudite ka akuzuar Iranin se mbështet financiarisht dhe ushtarakisht Houthi, duke pasur parasysh përkatësinë e të dyve në shiizëm. Sipas shumë vëzhguesve, lufta civile në Jemen është transformuar në një “luftë me bedel” midis Arabisë Saudite dhe Iranit për hegjemoninë në rajon. Raporti i Riadit me Jemenin ka rrënjë të largëta dhe komplekse në të njëjtën kohë; në fakt, shumë jemenas e gjykojnë Arabinë Saudite si një shtetit të veriut me një influencë të tepruar në rajon. Në të njëjtën kohë, sauditët e konsiderojnë Jemenin si një vend problematik dhe të populluar, i ndodhur pikërisht në “oborrin e shtëpisë së tyre”, që për këtë arsye kërkon vëmendje dhe maturi. Për këtë arsye, liderët sunitë kanë zbatuar një politikë frenimi dhe asistence, duke i dhënë çdo regjimi që të ishte në pushtet në Sana’a një mbështetje të mjaftueshme për të shmangur kolapsin, edhe pse një nivel i cakyuar jofunksionaliteti është gjykuar e domosdoshme. Në fakt, një Jemen i fortë është parë gjithmonë si një kërcënim për sigurinë e brendshme saudite. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, një preokupim konstant i Arabisë Saudite ka qenë rënia e mundshme ekonomike e Jemenit, vendi më i varfër dhe më i opulluar i Gadishullit Arabik, me fluksin pasues jo të kontrolluar të emigrantëve ekonomikë. Në prill të 2013, mbretëria saudite njoftoi një prapaktheu ndaj fluksit të punëtorëve ilegalë, në vijim të së cilit qindramijëra jemenas u përzunë, dhe ndërtimin e një murit 1500 kilometra përgjatë kufirit saudito – jemenas, projekt i finalizuar për të penguar fluksin jug – veri të emigrantëve ekonomikë, të kontrabandistëve dhe militantëve islamikë.

Në dekadat e fundit është shfaqur një kundërvënie e fortë ideologjike midis Arabisë Saudite ëahabite dhe zaidëve, grup që nuk është i pranishëm vetëm në Jemenin e Veriut, por edhe në jug të mbretërisë saudite. Më parë, mbretëria saudite e kishte mbështetur imamatin zaidit, një monarki fetare, në luftën kundër nacionalistëve arabë dhe forcave tribale antiestablishment gjatë viteve Gjashtëdhjetë, në një moment historik ku grupet islamiste konsideroheshin si kundrapeshë ndaj lëvizjeve laike në Gjirin Persik. Një pragmatizëm i ngjashëm ka mbizotëruar në të dyja anët, pasi fitoren e republikanëve në veri të vendit e pasoi konvertimi në islamin sunit i oficerëve ushtarakë dhe e liderë tribalë zaiditë, me qëllim që të inkurajohej patronazhi i mbretërisë saudite. Klerikë salafitë u vendosën në xhamitë tradicionale zaidite në veri të Jemenit. Një veprim i tillë ishte pjesë e përpjekjeve të ndërmarra për të minuar influencën e liderëve zaiditë, që e kishin qeveritur imamatin për 1000 vjet deri në vitet Gjashtëdhjetë.

Vendimi i Saleh, i sapozgjedhur President i Jemenit të bashkuar, për të mbështetur Irakun e Saddam Hussein në pushtimin e Kuvajtit, e shtyu mbretërinë saudite që t’ia ndërpriste ndihmat shtetit të ri dhe të depërtonte rreth 1 milion punëtorë jemenas emigrantë, një lëvizje që e privoi Jemenin nga remitancat e tyre, një burim i çmuar të ardhurash për një vend të privuar nga resurset natyrore dhe nga një aparat modern industrial. Duke parë prishjen e raporteve midis dy shteteve, nuk habit fakti që në 1994 Arabia Saudite ka mbështetur lëvizjet indipendentiste jugore në tentativën e shkëputjes. Megjithatë, në vitet që pasuan Ruadi me ngadalë u pajtua me Jemenin, aq sa në 2000 të dy vendet nënshkruan një marrëveshje që kishte të bënte me çështjen komplekse të kufijve territorialë. Gjatë dekadës së parë të mijëvjecarit të ri Arabia Saudita është përqëndruar në luftën kundër ekstremizmit islamik dhe Jemeni, një bazë e rëndësishme operative për militantët e al Qaedas, është bërë një fushëbeteje strategjike për funksionarët sauditë të antiterrorizmit. Është interesante të vërehet sesi degët saudite dhe jemenase të al Qaedas kanë bashkëpunuar midis tyre në fillimet e viteve 2000, përpara se të shkriheshin në formacionin al Qaeda në Gadishullin Arabik (AQAP) në 2009.

Për sa i përket protagonistit tjetër të kontekstit politik, Iranit, është e mundur të pohohet se, pavarësisht që përfshirja e tij në Jemen është më pak e dokumentuar, qëndrimi i tij sigurisht nuk është më pak kompleks se ai i Arabisë Saudite. Përpara revolucionit islamik të 1979, regjimi i Shahut kishte bahskëpunuar në kontakt të ngushtë me Riadin në mbështetjen e imamatit dhe kishte marrëdhënie të mira me administratën koloniale angleze, që dominoi pjesën më të madhe të Jemenit jugor deri më 1967. Pas revolucioneve në veri e në jug të Jemenit dhe në Iran, Republika Arabe e Jemenit ruajti raporte të mira me Arabinë Saudite e me Irakun e Saddam Hussein dhe më pas mori një pozicion kundërshtimi ndaj Iranit. Në të kundërt, shteti socialist i formuar në jug të Jemenit u bë aleat i Teheranit, duke qenë të dy opozitarë të fuqishëm të kolonializmit perëndimor dhe të monarkive të Gjirit. Marrëdhëniet midis Iranit dhe Jemenit kanë mbetur të përzemërta gjatë viteve Nëntëdhjetë, në një moment historik në të cilin Presidenti Saleh ishte përgjithësisht i hapur ndaj gjithë atyre lidhjeve që mund t’i rezultonin të dobishme për ruajtjen e pushtetit, duke siguruar kështu një rol kyç në skakierën gjeopolitike rajonale, duke konsoliduar kështu pozicionin e tij gjatë dhe pas Luftës së Ftohtë. Sipas studiuesit të politikës së Lindjes së Mesme Fred Halliday, politika e jashtme e Saleh konkretizohej në mobilizimin e mbështetjes së jashtme kundër forcave kundërshtare me të në brendësi të vendit.

Për sa i përket raportit midis Iranit dhe Houthi, disa vëzhgues të cilëve u është lejuar aksesi i rrallë në Komitetin Ekzekutiv që mbikëqyr aktivitetet e qeverisë së vetëshpallur Houthi në Sa’da pohojnë se duke filluar nga 2011 grupi është kujdesur që të mos e maksimalizojë retorikën e tij, duke kërkuar në fakt të transmetojë një mesazh tolerance fetare, me shpresën që të sigurojë një bazë më të gjerë mbështetëse. Në realitet, lidershipi është impenjuar të respektojë në mënyrë të ngurtë parimet revolucionare islamike të përcaktuara nga Hussein Badr al-Din al-Houthi, që nga ana e tij i nxori nga parimet revolucionare iraniane. Komunikimi politik i al-Houthi dallohej prej një pozicioni të qartë antiestablishment e antiperëndimor, karakteristikë që shkaktoi fërkime me liderët më të moderuar e më liberalë; al-Houthi kompozoi këngën Sarkha, të nxjerrë nga “Vdekje Amerikës” e revolucionit islamik në Iran: “Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit, u shofshin hebrenjtë, fitorja islamit”. Veç kësaj, eksponentë të rëndësishëm të grupit kanë aderuar në shiizëm dhe kanë vizituar Iranin për arsim fetar, duke konfirmuar në këtë mënyrë ekzistencën e një fraksioni në brendësi të lëvizjes që i referohet drejtpërsëdrejti Teheranit.

Në kontekstin kompleks gjeopolitik të Jemenit janë futur dy elementë të mëtejshëm: grupet terroriste, në veçanti AQAP-i dhe ISIS. Konflikti në zhvillim ka krijuar një boshllëk pushteti dhe sigurie të brendshme që mund të shfrytëzohen nga këto grupe terroriste për ta zgjeruar influencën e tyre. AQAP-i dheISIS kanë kryer atentate të përgjakshme, midis të cilëve ai kundër dy xhamive në mars të 2015 që ka vrarë 142 persona. Të dy formacionet terroriste kanë sulmuar qeverinë jemenase dhe aleatët e koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite; jo më pak, vijat e demarkacionit qeë ndajnë rreshtimet duken jashtëzakonisht të lëvizsshëm, sic e demonstrojnë përplasjet ku milicitë e al Qaedas dhe trupave proqeveritare kanë luftuar bashkë kundër Houthi. Lufta civile në Jemen ka tipare që paralajmërojnë shpërbërjen shtetërore dhe politike të vendit, midis të cilave mungesa e një qeverie qendrore që të ketë një kontroll të plotë të territorit dhe të forcave të armatosura, praninë e lëvizjeve separatiste që kanë fituar progresivisht gjithnjë e më shumë influencë, kundërvënien e ashpër fetare dhe përfshirjen e dy fuqive rajonale, Arabisë Saudite dhe Iranit, që konkurrojnë hegjemoninë në zonë. Është e vështirë t’i parashikohen dinamikat, efektet dhe kohëzgjatja, që me siguri do të jetë shumë e gjatë, konfliktit të brendshëm në Jemen, megjithatë ai përbën një element të mëtejshëm destabilizimi në kontekstin gjeopolitik të Lindjes së Mesme, i bërë tejet i paqëndrueshëm nga zgjatja e luftës civile në Siri.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / www.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button