Beteja dinastike vazhdon: Chelsea Clinton ka replikuar me Donald Trump, i cili dje e ka përfshirë në polemikë në Tuiter, lidhur me rolin që i është atribuar bijës së tij Ivanka në G20. “Mirëmëngjesi, zoti President. Nënës apo babait tim nuk do u kish shkuar kurrë në mendje të ma kërkonin. A po shet vendin tonë? Shpresoj që jo”.
Pas kthimit në Uashington, Trumpi kishte mbrojtur sot faktin që Ivanka e kishte zëvendësuar në një takim mes të liderëve, duke argumentuar se në qoftë se një ngjarje e ngjashme do të kishte ndodhur me Chelsea Clinton dhe nënën e saj Hillary, “ndërsa nëna e saj shiste vendin tonë, mediat e lajmeve të rreme do të thërrisnin Chelsea for President”.
Në takimin e G20 mbi imigrimin nga Afrika, Ivanka u ul pranë presidentit kinez Xi Jinping dhe kryeministres britanike, Theresa May, duke shkaktuar polemika dhe ankesa për nepotizëm në Shtëpinë e Bardhë, duke patur parasysh rolin e saj si asistente speciale pa pagesë.
Trump e ka justifikuar praninë e vajzës së tij duke thënë se Angela Merkel ishte dakord. /Bota.al