Enciklopedike

Gabimet ushtarakë që ndryshuan historinë e botës: Operacioni Barbarosa (1941)

Screen Shot 2015-07-18 at 23.30.40

Në 24 qershor 1941 nisi Operacioni Barbarosa që, sipas planeve të Hitlerit, do të ishte një luftë e shpejtë. Ushtria gjermane kishte si objektiv pushtimin e zonave strategjike të Bashkimit Sovjetik, me qëllimin që t’i jepte fund luftës sa më shpejt të ishte e mundur. Muajt e verës u karakterizuan nga një përparim i shpejtë i trupave naziste dhe, në mes të tetorit, objektivat ishin shumë pranë.

Por në atë pikë, me shirat e parë të vjeshtës, përparimi nisi të bëhej më i vështirë. Në 30 shtator 1941, marshalli Boch nisi sulmin ndaj Moskës në një operacion të koduar “Operacioni Tajfun”. Në fillim përparimi ishte i pandalshëm, aq sa në 14 tetor forcat gjermane ishin disa kilometra larg kryeqytetit. Megjithatë, koha e keqe i bënte të papërdorshme rrugët e komunikimit. Në ditët e para të nëntorit nisi dhe dëbora. Në 27 nëntor tempreatura zbriti në minus 40 gradë, u shumëfishuan rastet e acarit dhe armët gjithashtu nuk funksiononin. Nga 14 tretori u kryen tre sulme, por të tre u ndalën pak kilometra larg qendrës. Ushtarët ishin të rraskapitur dhe u bë e qartë që nuk do të mundeshin të pushtonin Moskën. Në 5 dhjetor rusët kundërsulmuan dhe Boch arriti të shmangë anashkalimin vetëm për mrekulli.

Goditja finale ishte tragjedia e Stalingradit. Në 19 nëntor 1942 qyteti ishte në duar të gjermanëve, përvec disa pikave të armikut në Vollgë. Por atë ditë, komandanti Friedrich Paulus mori urdhër që të ndalet: ushtria gjermane, që dukej në pikën e fitores, tashmë ndodhej e rrethuar në një operacion darë. Për më shumë se tre muaj, mes vuajtjesh të parrëfyeshme, prej dimrit të ashpër dhe luftimeve të vazhdueshëm, të rrethuarit përpiqeshin të hapnin një të carë. Por klima i pengoi, pavarësisht përpjekjeve të shumta me tanke, që të canin rrethimin.

Në 31 janar, të mbijetuarit iu dorëzuan rusëve. Vonesa e madhe (fillimisht ishte fiksuar për 15 maj 1941) e nisjes së Operacionit Barbarosa rezultoi një prej gabimeve kryesorë të luftës. Gjeneralët gjermanë, duke shpresuar në një shpërbërje të shpejtë të ushtrisë ruse, nënvlerësuan kushtet klimatike dhe potencialin njerëzor dhe ushtarak sovjetik, ashtu sic kish bërë dhe Napoleoni më shumë se një shekull më herët. Vermahti ishte tendosur në ekstrem ndërkohë që Stalini, falë informacioneve të marrë prej shërbimeve të fshehtë mbi planet japonezë për të sulmuar SHBA – dhe si pasojë rënien e presionit ndaj BS – kish mundur të sillte forca të freskëta të ardhura nga Siberia.

Nuk është e ekagjeruar të themi që rrjedha e luftës ndryshoi pikërisht në hapësirat ruse. Ekuilibri ushtarak ishte ndryshuar; trupat gjermane, inferiore në numër dhe mjete, kaluan në mbrojtje dhe kjo tendencë, përvec disa përpjekjeve të dëshpëruara, do të manifestohej deri në fund të konfliktit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button