Donald Trump kthehet në mënyrë sensacionale në Shtëpinë e Bardhë, Elon Musk nuk mban dot gëzimin. Dhe mbi një mijë të ftuarit në Qendrën e Konventave të Hotelit Hilton, fillojnë festën. i hapur për miqtë, është republikan.
Eshtë mëngjes dhe kur Fox shpall zgjedhjen e Trump, salla shpërthen në thirrje Ju-Es-Ej (USA)! Presidenti ka fituar gjithçka: Shtatë shtetet e luhatura, votimin popullor, Senatin, Kongresin. Latinët ishin vendimtarë, me shumicë nuk pranuan të votojnë një grua. Të njëjtën gjë bënë edhe shumë zezakë.
Menjëherë është vënë në skenë spektakli i fitores, me mysafirë të spikatur, populli i tij, përfaqësuesit shumë të pasur dhe fokloristikë të klasave popullore. Milionerë të veshur me sqimë dhe motorristë me tatuazhe me xhupa lëkure, gra të stolisura dhe zezakë që mbajnë tabelën “Blacks for Donald”.
Nuk ka vonuar shumë Trumpi për të marrë fjalën. “Eshtë një moment që do e mbaj mend për gjithë jetën, sepse është momenti më i madh i historisë së politikës amerikane”. Tetë vjet më parë kishte përmendur dhe falënderuar rivalen Hillary Clinton. Tani nuk e përmend Harrisin, por siguron se dëshiron “të kapërcejë ndarjet e këtyre katër viteve”.
Përreth kishte gjithë fëmijët, por publikut i prezantoi vetëm më të voglin, Barronin, i cili nuk është më vogëlushi që ishte në 2016. Ka puthur në faqe bashkëshorten, Melania, duke e lavdëruar për librin e saj që është një best-seller. Ka falënderuar Elon Musk, i cili megjithatë nuk është shfaqur. Turma marroset, përpiqen të afrohen në skenë për ta fotografuar nga afër, ulërrasin “të dua!”.
Në prag të zgjedhjeve dihej. Një rezultat kokë më kokë do të zgjaste me ditë. Nëse fitonte Trumpi, përfundonte gjithçka menjëherë. Dhe në fakt ka përfunduar. Uragani ka sjellë shira të papritura. Podiumi i The Donald ka qenë stil perandorak, i stolisur me pesëdhjetë flamuj amerikanë, një për secilin shtet si dhe nga po kaq shqiponja. Një solemnitet që i frymëzon falënderimin e Zotit.
Nata e gjatë
Nata në fakt dukej e pasigurt. Sigurisht, edhe skuadra e harris thoshte se kishte “ndjesi të mira”. Por sondazhi i fundit i porositur nga New York Times, një e përditshme sigurisht jo armiqësore ndaj saj, ka informuar se vetëm 40% e amerikanëve kanë një gjykim të favorshëm për administratën Biden-Harris. Vetëm 28 % mendonin se Amerika po shkonte në drejtimin e duhur. Nuk kish ndodhur kurrë që një parti në pushtet ta mbante Shtëpinë e Bardhë, duke patur këto shifra. Dhe verdikti ka qenë i qartë. Humbja e Kamalës është edhe më e rëndë se ajo e Hillary Clintonit. / bota.al