Bota

Gara drejt vdekjes. Pse Shteti Islamik në Evropë mbeti gjithmonë një hap para

Screen Shot 2016-03-25 at 09.16.09Nga Pitër Tejlër, Xhon O’Kejn dhe Seri Isfrin

Sulmet shkatërrimtare të së martës në Bruksel, ku më shumë se 30 njerëz vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën, janë faza e fundit e luftës së deklaruar ndaj Evropës nga i ashtuquajturi Shteti Islamik. Sulmet hodhën një hije të errët mbi triumfin e javës së kaluar, me arrestimin e Salah Abdeslam. Shpresohet që ky i fundit, një nga anëtarët kryesorë të celulës që qëndron pas sulmeve të Parisit vitin e shkuar, të ofrojë të dhëna të rëndësishme mbi gjendjen aktuale të rrjetit xhihadist dhe planet e tij të ardhshme.

Autoritetet shpresojnë ndërkohë, se ai mund të identifikojë njerëzit që qëndrojnë pas sulmeve të së martës. Bindja e luftëtarëve të arrestuar të ISIS-it për të të folur, është një nga mënyrat më të rëndësishme përmes së cilës shërbimet e inteligjencës perëndimore kanë ndërtuar tabllonë e rrjetit xhihadist evropian, dhe në veçanti rolin e komandantit të tij të mëparshëm, Abdelhamid Abaud. Programi “Panorama” i BBC-së ka parë procesverbalet e marrjes në pyetje të disa figurave të rëndësishme xhihadiste, të kryera nga shërbimet inteligjente, MI5 belge dhe DGSI e Francës. Ato zbulojnë detaje të vlefshme, në lidhje me taktikat e përdorura…

[real3dflipbook id=”1036″]

Leave a Reply

Back to top button