Bota

GARA PER DOMINIM / Që të fitojë avantazh këtu në Tokë, Kina po shtyn fort në hapësirë

screen-shot-2016-09-21-at-09-25-35

Para fundit të kësaj dekade, njerëzimi do të shkojë aty ku kurrë nuk ka shkuar më parë: në anën e përtejme të Hënës. Kjo anë – gjithmonë e pakapshme prej syve tanë – ka qenë prej kohësh një mister. Asnjë objekt i krijuar nga njeriu, nuk e ka prekur ndonjëherë sipërfaqen e saj. Misioni do të jetë një mrekulli e inxhinierisë. Ai do të përfshijë një raketë që peshon qindra ton (në një udhëtim prej pothuajse 250,000 milje), një robot për zbritjen, dhe një robot për lëvizjen në Hënë, që do të përdorë sensorë, kamera, dhe një spektrometër me rreze infra të kuqe, për të zbuluar sekretet miliarda-vjeçare nga dheu i satelitit tonë. Misioni gjithashtu mund të bëjë kërkime për furnizimin nga Hëna me helium-3 – një material premtues për energjinë me shkrirje. Dhe kombi që do të ngulë flamurin e vet të ndritshëm në këtë udhëtim historik, do të jetë Republika Popullore e Kinës.

Pas shumë vitesh investime dhe strategji, Kina është rrugës për t’u bërë një superfuqi e hapësirës, dhe ndoshta edhe dominuesja e saj. Misioni hënor “Chang’e 4” është vetëm një shembull i ambicies, për të kthyer hapësirën në një fushë të rëndësishme ushtarake dhe civile. Tani, satelitët u prijnë avionëve kinezë, raketave, dhe dronëve, nërkohë që edhe mbikëqyrin të korrat dhe bazat e huaja ushtarake. Numri në rritje i misioneve që përfshijnë raketa kineze dhe taikonautë, është një burim krenarie të madhe kombëtare.

“Kina e sheh aftësinë në hapësirë, si një tregues të statusit të udhëheqjes globale”, thotë John Logsdon, themelues i Institutit të Politikës Hapësinore në Universitetin George ëashington. “Kjo i jep legjitimitet Kinës, në një fushë e cila është e lidhur me fuqinë e madhe”.

Buxheti hapësinor i Kinës është ende një “xhuxh” përballë atij të NASA-s, e cila e ka 19.3 miliardë dollarë, vetëm për këtë vit. Por Kina është duke bërë maksimumin. Vitin e kaluar, ajo realizoi 19 lëshime të suksesshme në hapësirë, e dyta pas Rusisë me 26, duke lënë në vend të tretë Amerikën me 18. Dekadat e ardhshme do të shohim një sërë misionesh kineze që do të arrijnë ato që më parë i ka bërë NASA, duke përfshirë satelitët kuantikë të komunikimit dhe një mision me ekuipazh në Hënë, deri në vitin 2030.

Duke zbritur në Hënë, Kina jo vetëm po ripërcakton një garë dykombëshe. Ajo po ripërcakton gjithashtu domethënien e hapësirës – ushtarakisht, ekonomikisht dhe politikisht – në shekullin 21. Ka plane për raketa të rënda, stacione hapësinore me njerëz, si dhe një prej rrjeteve më të mëdhenj në botë të imazherisë satelitore dhe të navigimit. Ndërkohë, SHBA as nuk po lëviz. “Nuk shqetësohem për faktin që Kina po na afrohet”, thotë James Leuis, drejtor në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një think tank në Uashington. “Shqetësohem se ne po shpërqëndrohemi, dhe një ditë do të zgjohemi e do të kuptojmë se ata kanë një pozicion shumë më të fuqishëm në hapësirë”.

Në një epokë të mbikëqyrjes elektronike globale, një rrjet komunikimi kuantik do të mund të anashkalonte edhe operacionet më të mirë të spiunazhit kibernetik, duke lejuar ushtrinë kineze dhe asetet e zbulimit, që të rrëmbejnë informacione, duke lënë në errësirë kundërshtarët dhe spiunët potencialë. Sa kohë që Kina do të jetë i vetmi vend që shfrytëzon komunikimin kuantik në atmosferë, ajo do të gëzojë avantazhe strategjike shkencore dhe të sigurisë, si dhe një rritje të sigurisë ekonomike. Ata që merren me këtë fushë thonë se objektiv afatgjatë është mbrojtja e komunikimeve financiare.

Kina po luan gjithashtu gjeopolitikë me shtetet që nuk janë gjithmonë të reshtuar në anën e Uashingtonit. Ajo u ka ofruar qasje të lirë dhe të lehtë në hapësirë, vendeve si Venezuela, Laosi, Nigeria, dhe Bjellorusia. Pakistani ka përdorur sistemin e navigimit të Kinës për qëlime ushtarake, gjë që lë të kuptosh se Kina do të përdorë zbulimin me burim hapësirën, si pjesë të ndërtimit të aleancave në të ardhmen.

Marrë me shkurtime nga “Popular Science” – Përgatiti nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button