Vendet në mbarë botën kanë filluar të rihapen, megjithëse me udhëzime të reja. Mbretëria e Bashkuar, Turqia dhe Spanja do të heqin më tej kufizimet të hënën. Franca gradualisht do të rihapë parqet, plazhet, liqenet, vendet kulturore, restorantet dhe baret javën e ardhshme. Jordania do të rihap vendet e adhurimit të premten e ardhshme. Në kryeqytetin e Gjermanisë Berlin, baret dhe palestrat po rihapen. Dhe në Tokio, Japoni, shkollat, palestrat, teatrot dhe vendet e tjera do të rihapen të hënën.
Por kjo nuk do të thotë që të gjithë janë gati. Në Mbretërinë e Bashkuar, një pjesë e publikut po qëndron në shtëpi pavarësisht se Kryeministri Boris Johnson kohët e fundit po i lehtësonte kufizimet e bllokimit, sipas një studimi të ri nga King’s College London. Një në shtatë persona nga të anketuarit nuk dolën nga shtëpia e tyre javën e kaluar. CNN / bota.al