Rino Gatuzo, trajneri i Milanit, ka pranuar me shuam sinqeritet që Interi e kishte merituar më shumë fitoren, ndaj në fund pengu ishte vetëm që nuk u arrit të mbyllej 0-0 ndeshja e derbit.
“Interi e meritonte më shumë, nëse ndeshja do të kishte përfunduar 0-0 për ne do të kishin qenë gjëra shumë pozitive.
Skuadra ishte e aftë, mund të mbanim topin më mirë.
Ndoshta kemi pasur frikë, duhej më shumë kurajë. Ditëm si të vuanim deri në minutën e 92-të, keqardhja e vetme është që nuk arritëm të shfrytëzonim disa situata.
Duhet të shohim para, por kjo humbje djeg”, tha ai.
“Te momenti i golit ka shumë gabime, fajin e kanë të gjithë.
Sot lëpijmë plagët dhe shohim përpara.
Ndeshjet i humbim të gjithë, jo se ka gabuar vetëm Donaruma.
U treguam pula që e pësuam atë gol në minutën e 92-të”, tha tarjneri i Milanit.