Bota

Gazetari i “Paris Match”: Ja cfarë kam parë në videon para përplasjes

Flet gazetari i të përjavshmes franceze që mendohet të ketë parë videon e filmuar nga një pasagjer përpara përplasjes së avionit

Screen Shot 2015-04-02 at 17.49.20

“Eshtë një video që të mbush me ankth, që të rrënqeth”. ka deklaruar Frederic Helbert, gazetari i Paris Match që ka parë momentet e fundit në bordin e Airbusit të Germanëings përpara përplasjes.

“Eshtë një filmim që e kemi parë unë dhe shumë të tjerë këtu në gazetë. E kemi parë me dhjetëra herë. Eshtë e qartë që kjo video nuk bën të mundur pikasjen e asnjë individi në të. Eshtë filmim i kryer nga një pasagjer i avionit. Por është tingulli i tmerrshëm, dimensioni njerëzor i panikut, ulërimat e njerëzve. Kjo video ka kaluar përmes disa ndërmjetësve, që kishin lidhje me personat, ata që punuan në terren. Që kur e pashë për herë të parë, unë dhe të tjerët në redaksi, kemi menduar që bëhet fjalë për një video absolutisht autentike, që i korrespondon asaj që ka ndodhur. Unë nuk kam këtë video. Kam patur vetëm mundësinë që ta shoh, ne të gjithë në redaksi kemi mundur ta shohim, dhe kemi vendosur të mos e bëjmë publike. Kështu që cdo pretendim, i kujtdo, se ka parë këtë apo cilëndo video tjetër nuk ka fare të bëjë me mua apo me Paris Match”, ka përfunduar Helbert.

Leave a Reply

Back to top button