Një gazetare greke i tha BBC-së se “asgjë nuk ka mbetur nga dy vagonët e parë” pas përplasjes së dy trenave.
Marina Rigou tha: “Ekipet e shpëtimit po përpiqen të largojnë rrënojat e vagonave nga shinat, por është shumë e vështirë.
“Përplasja ishte aq e rëndë sa dy vagonat e parë thjesht u zhdukën. Kryebashkiaku i qytetit pranë incidentit tha se nuk ka mbetur asgjë nga dy vagonët e parë.”
Ajo tha se qeveria rajonale e Selanikut u tha mediave lokale që dy trenat po udhëtonin me shpejtësi të madhe sepse nuk e dinin që tjetri po vinte përballë.
“Pra, përplasja ishte vërtet e rëndë,” shtoi ajo.