Bota

Gazetarja greke: “Ja çfarë më thanë të mbijetuarit”

Një gazetare i ka thënë BBC-së se si të mbijetuarve të aksidentit iu desh të thyenin xhamat për të shpëtuar nga treni.

Gazetarja greke Alexia Kalaitzi, e cila e kaloi natën në Selanik duke folur me të mbijetuarit, tha: “Ne folëm me shumë të rinj që ndjenin një tronditje të thellë. Një djalë, rreth 20-vjeçar, na tha se mendoi që mund të vdiste pasi dëgjoi një zhurmë dhe më pas ndjeu se i gjithë vagoni i trenit po shkonte anash dhe në fund u shemb. Atij iu desh të dalë nga një vrimë.

jerëz të tjerë përshkruan se duhej të përdornin bagazhet për të thyer dritaren dhe për të shpëtuar nga vagoni i trenit.

Ata panë dy vagonët e parë në zjarr dhe tym kudo, dhe njerëzit ishin në panik, kishte ulërima.”

Ajo tha se shumica e njerëzve me të cilët foli ishin studentë që ktheheshin nga pushimet.

“Pjesa më e tmerrshme ishin prindërit që prisnin atje në stacionin e trenit në Selanik për fëmijët e tyre dhe nuk mund t’i gjenin,” shtoi ajo.

Back to top button