Bota

George W. Bush mbetet më popullor se Obama

Screen Shot 2015-06-04 at 10.17.36

Qytetarët amerikanë më tepër i besojnë ish presidentit Bush, i cili ishte në detyrë nga viti 2001-2009. Përkatësisht, atij i besojnë rreth 52 për qind e amerikanëve, ndërsa presidentit aktual, Obama, ka besimin e 49 për qind të të anketuarve, transmeton Telegrafi.

Amerikanët duket se iu është nevojitur gati një dekadë që të fillojnë të mendojnë për ish presidentin, i cili ishte kreu i SHBA-ve në kohën e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, pas të cilit ai nisi dy luftëra.

Ndër presidentët e mëhershëm të Shteteve të Bashkuara që amerikanët i besojnë është edhe George HW Bush, babai i George W. Bushit.

Ndërsa, presidenti që ka simpatinë më të madhe tek populli është Bill Clinton, për të cilën 64 për qind e amerikanëve kanë një mendim pozitiv dhe vlerësojë lartë punën e tij nga viti 1993-2001.

Ky opinion pozitiv për këta dy presidentët e fundit mund të kenë rëndësi të madhe për rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016 për të parin e SHBA-ve, në të cilin, këto dy familje do të kenë kandidatët e tyre për presidencialet.

Hillary Clinton është kandidate kryesor e demokratëve, ndërsa Jeb Bush, i biri dhe vëllai i dy ish-presidentëve amerikanë, mund të jetë kandidati i republikanëve, vlerëson agjencia franceze AFP.

Vlen të theksohet se në anketë morën pjesë rreth 10025 amerikanë, ndërsa mundësia e gabimit mund të jetë tre për qind. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button