Enciklopedike

Gjaku i fenikasve vazhdon rrjedh në vena sot e kësaj dite. Në këta shtete

Qytetërimi Fenikas mund të ketë humbur në kohë, por trashëgimia gjenetike e këtyre detarëve të lashtë jeton sot. Chris Tyler Smith i National Geographic testoi ADN-në e 1,330 burrave nga Siria, Palestina, Tunizia, Qipro, dhe Maroku. Analiza e kromozomit Y ka zbuluar se burrat me prejardhje fenikase përbëjnë të paktën 6 për qind të popullsisë moderne, të këtyre qendrave të lashta tregtare.

Studimi u përqëndrua vetëm në kromozomet Y, të cilat janë të trashëguar vetëm nga meshkujt. Colin Groves, i Universitetit Kombëtar të Australisë: “Kjo do të thotë se ju gjeni gjurmë të tilla gjenetike, vetëm në qoftë se ka pasur një linjë të pandërprerë meshkujsh në atë zonë. Në qoftë se një njeri ka vetëm vajza, kromozomi Y i tij shuhet”. Rezultatet nuk tregojnë se prejardhja fenikase është e kufizuar vetëm në rajonet e studiuar. Groves vëren: ”Kjo do të thotë vetëm se fenikasit ishin aty në numër të mjaftueshëm, që ngjarjet rastësore nuk kanë eliminuar gjurmët e kromozomeve Y”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button