Materiali i përket filmit “Jetë Rebele” i vitit 1961 me regjisor John Huston dhe që besohej e prishur pas prerjes së filmit. Charles Casillo e gjeti këtë xhirim pas një kërkimi për librin e tij “Marilyn Monroe: The Private Life of a Public Icon”. Materialin e ruante Curtice Taylor, djali i producentit të filmit, Frank Taylor që prej vdekjes së të atit në vitin 1999. Në skenën e dashurisë të interpretuar nga aktori Clark Gable, Marilyn lë të bjerë peshqiri që i mbështillte trupin nudo para kamerës.
Sipas portalit “Deadline” nëse skena do të mbërrinte deri në fund të montimit të filmit do të ishte ndër të parat ose zhveshja e parë nudo e një aktoreje amerikane në një film me një buxhet të madh. John Huston refuzoi ta përfshinte skenën në film pasi e konsideroi të parëndësishme për fabulën e filmit, por Frank Taylor mendonte ndryshe dhe e ruajti këtë material. “Jetë rebele” i shkruar nga Arthur Miller, i martuar në ato moment me aktoren rrëfen historinë e tre djemve kauboj të perëndimit të largët që konkurojnë për dashurinë e një gruaje të bukur. Ishte filmi i fundit i Monroe-s, e cila do të vdiste nga një mbidozë në gusht të 1962. Deri më tani nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me materialin e gjetur.