Japonia mund të fillojë të lehtësojë disa prej masave të vendosura me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Për sa kohë që janë vendosur masat e duhura parandaluese, mund të jetë e mundur të lehtësohen disa nga kufizimet aktuale në aktivitetet ekonomike,” tha ministri i Ekonomisë, citon Reuters .
Vende si parqe, muzetë, galeritë e artit dhe bibliotekat mund të rihapen edhe në 13 prefekturat ku koronavirus është përhapur me shpejtësi, e gjithë kjo vetëm nëse ndërmarrin hapa për dezinfektimin e ambienteve të tyre dhe sigurojnë që vizitorët të ruajnë distancën e tyre, shtoi ai.
Pavarësisht, gjendja e jashtëzakonshme e Japonisë – e cila duhet të përfundonte të mërkurën – pritet të zgjatet për një muaj tjetër.
Deri më tani, Covid-19 ka infektuar 15.589 njerëz dhe vrarë 530 në vend./bota.al/