AnalizaMuzike

Gjeopolitika e Eurovizionit: nga luftërat, tek baladat e pushtetit

Teksa perspektiva e Brexit afrohet, Eurovizioni mund të na tregojë shumë për vendin e Britanisë në Evropë

Screen Shot 2016-05-12 at 08.52.17

Nga Helen Ljuis

Në vitin e referendumit mbi Brexit, paralelet mes Eurovizionit dhe Bashkimit Evropian janë shumë të qarta për t’u shmangur. Të dy e filluan si klube të vegjël– 6 kombe nënshkruan Traktatin e Romës në vitin 1957, ndërsa festivali pati vetëm 7 konkurrentë në edicionin e tij të parë në vitin 1956. (Britania nuk ishte themeluese e unionit, duke iu bashkuar Komunitetit Evropian në vitin 1973, ndërsa e humbi festivalin e pare, pasi dorëzoi me vonesë formularin e regjistrimit).

Të dy tani janë më të mëdhenj se sa qenë paraparë në fillim: 52 vende kanë garuar në Eurovizion të paktën një herë, dhe sot BE-ja numëron 28 anëtarë. Në mesin e viteve 2000, të dyja u zgjeruan në lindje, duke provokuar të njëjtën frikë mbi identitetin, dhe një ndryshim të balancës së pushtetit. Të dy janë përpjekur të negociojnë se ku mbaron Rusia dhe ku fillon Evropa.

Oh, dhe të dy kanë procedura bizantine…

[real3dflipbook id=”1115″]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close