Analiza

Gjeopolitika e gangsterëve

Nga Mark Galeotti

Në shtatorin e vitit 2011, 2 çeçenë të dyshuar për përfshirje në sulmet vetëvrasëse në janar në aeroportin Domodedovo në Moskë, që shkaktoi 37 të vdekur, sapo po largoheshin nga një xhami në Stamboll pas namazit të së premtes, kur së bashku me një shok, u qëlluan për vdekje.

Sipas një aktakuze të cituar në një gazetë të madhe turke, prokurorët kishin identifikuar dy prej të dyshuarve si shtetas rusë që punonin për Shërbimin Federal të Sigurisë të Kremlinit (FSB), të cilat sipas prokurorëve turq, po luftonin grupet çeçene në Turqi, përfshirë ato të lidhura me kryengritjen e Çeçenisë kundër Moskës.

Por raportimet e mëtejshme nga BBC, identifikuan një nga të dyshuarit si anëtar të një bande kriminale në Moskë. Një tjetër rus i dyshuar për vrasjen e një militanti çeçen në Turqi në vitin 2015, gjithashtu pjesë e krimit të organizuar, sipas BBC, u akuzua gjithashtu nga autoritetet turke se punonte për inteligjencën ruse.

Sidomos që nga viti 2014, ka pasur një një numër të qëndrueshëm rastesh, që sugjerojnë se Moska po e përdor krimin e organizuar, si një mjet të fshehtë për “aspektet e errëta” të politikës së saj të jashtme. Përtej rasteve specifike të përmendura këtu, ky vlerësim bazohet kryesisht në diskutimet me zyrtarët perëndimorë.

Detajet në dispozicion të publikut janë shpesh janë të pakta, pasi hetimet e krimit të organizuar dhe gjykimet pasuese, kanë prirjen të jenë të gjata dhe detajet, mbahen fshehur deri në përfundimin e proceseve gjyqësore. Megjithatë, konsensusi brenda komunitetit të sigurisë evropiane, është se ka pasur një rritje të caktuar në përdorimin e kriminelëve, për të çuar më tej synimet e politikës së jashtme të Rusisë.

Duke qenë e vetëdijshme për fuqinë më të madhe ekonomike, ushtarake dhe të butë të Perëndimit, Rusia po i kthehet çdo mjeti të mundshëm alternativ të politikës së jashtme, nga oligarkët nacionalistë, deri tek mediat që abuzojnë me të vërtetën.

Gangsterët nuk janë përjashtim, dhe Kremlini u bën herë pas here kërkesa specifike. Praktikat e Rusisë në këtë fushë, janë gjithashtu të ndryshme nga ato të shumicës së vendeve të tjera. Bashkëpunimi me kriminelët nga qeveritë, në ndjekjen e qëllimeve të politikës së jashtme, sigurisht që nuk është diçka unike vetëm për Moskën.

Ne kemi pasur shembujt e SHBA-së, duke filluar nga bashkëpunimi me mafian në pushtimin e Siçilisë të vitit 1943, tek në marrëveshjet e Iran-Kontra në vitet 1985-1987 me trafikantët e drogës. Megjithatë, këto raste janë jashtëzakonisht të rralla, dhe zakonisht ndodhin në kontekstin e luftërave, të hapura dhe të padeklaruara.

Në kontrast me këtë, Rusia duket se po përdor lidhjet me krimin e organizuar jashtë vendit edhe në kohë paqeje, çka do të thotë se Moska e sheh përplasjen e tanishme gjeopolitike me Perëndimin, si një luftë politike ekzistenciale analoge me luftën.

Për shembull në Ukrainë, gangsterët lokalë në Krime dyshohet se i dhanë fuqi të ashtuquajturve “vullnetarë të vetëmbrojtjes”, së bashku me famëkeqët “njerëzit e vegjël”, dhe disa prej forcave që luftojnë në krah të separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donbas, përfshijnë figura të krimit të organizuar.

Sidoqoftë, aktivitetet kryesore që u kërkohen bandave kriminale nga Moska, kanë tendencë të përfshijnë ose misionet e inteligjencës ose gjenerimin e të ardhurave të dyshimta, para pa lidhje të vërtetueshme me shtetin rus, por të dobishme për të paguar për disa nga projektet e saj.

Sipas shërbimeve evropiane të sigurisë evropiane, këto fonde shkojnë në drejtim të korruptimit të figurave të dobishme politike apo mediatike. Rrjetet penale të pastrimit të parave, mund të përdoren gjithashtu për të “pastruar” fondet operacionale të agjencive të inteligjencës.

Për shembull, pasi oficeri estonez i sigurisë, Eston Kohver, u rrëmbye përtej kufirit nga një ekip i FSB, shërbimet estoneze të sigurisë më thanë se banda që merrej me kontrabandën e cigareve dhe të cilën ai po e hetonte, kishte të garantuar një kalim të lirë për të transportuar mallrat e saj përgjatë kufirit rus.

Në këmbim, anëtarët e bandës mbikqyrnin zonat dhe individët me interes për Moskën (si edhe kontrabandistët e tjerë), dhe i çonin një pjesë të fitimeve të tyre në llogaritë e tjera bankare të padeklaruara, për t’u përdorur nga FSB-së. Zyrtarët evropianë të sigurisë, shqetësohen se paratë  e krimit, janë duke u shpenzuar për të krijuar stacione dhe pikave ndërldhëse për inteligjencën ruse.

Një oficer gjerman i kundërzbulimit, më tha se një sërë pronash të tjera në Gjermani dhe gjetkë në Evropën Veriore, janë blerë nga kriminelët. Në pamje të parë duket se vendndodhja e tyre është rastësore. Emëruesi i përbashkët, ishte se “ato të gjithë janë afër, ndonjëherë edhe me pamje nga portet, bazat dhe aeroportet strategjike”.

Ai hamendëson se ato i kanë blerë kriminelët, por ato që do i përdorin janë shërbimet e spiunazhit rus – veçanërisht zbulimi ushtarak, i njohur më parë si GRU. Po ashtu, Kremlini ka përdorur për disa kohë hakerët si ndihmës, për fushatat e veta të sulmeve kibernetike dhe spiunazhit.

Në epokën sovjetike, Kremlini përdorte aktivisht kriminelët, për të avancuar interesat e tij. Ai ishte i gatshme të korruptonte, të armatoste dhe të strehonte terroristët që vepronin në Perëndim, dhe KGB-ja trajnoi spekullatorët dhe operatorët e tregut të zi, që të rekrutonin si informatorë turistët perëndimorë.

Por pas shembjes së BRRS, kontrolli i centralizuar i udhëheqjes komuniste mbi një aktivitetet të tillë u zhduk, dhe pati një mjegullim të ri të kufijve midis elitave politike, ekonomike dhe atyre kriminale. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në vitet 1990 në Shën Peterburg, ku Putini shërbeu si nënkryetar i bashkisë.

Një pjesë e detyrës së tij, duket se ka qenë menaxhimi i marrëdhënies së autoriteteve me botën e nëndheshme të krimit në qytet, dhe veçanërisht grupimin dominues “Tambovskaya”. Kur u zgjodh president në vitin 2000, ai i zbatoi mësimet e tij në nivel kombëtar.

Në fakt, krimit të organizuar iu ofrua një pakt:Mos e sfidoni shtetin, dhe s’do të trajtoheni si armiku i shtetit. Kjo nuk do të thoshte mosndëshkim absolut:Policia dhe gjykatat vazhduan përpjekjet e tyre kundër gangsterëve, madje edhe kriminelët përballeshin me arrestimin, nëse dilnin jashtë linjës.

Sidoqoftë, ajo përfaqësonte një kontratë shoqërore që shumica e bandave ishin të lumtur ta pranonin, pasi kishin mbijetuar një dekadë luftërash të egra, dhe kishin grumbulluar pasuri të konsiderueshme që dëshironin t’i ruanin. Meqë ka pak shanse për një përplasje aktuale gjeopolitike me Perëndimin, përdorim i kriminelëve në funksion të qëllimeve shtetërore, ka të ngjarë të jetë këmbëngulës.

Por ky kërcënim duhet të shihet në kontekst. Gangsterët bëjnë shpesh gjëra të pakëndshme dhe jo të besueshme – blasfemia paguhet në kurriz të efektivitetit. Kremlini ende do të preferojë të përdorë asetet më të zakonshme të fshehta aty ku mundet, dhe kriminelët thjesht do të jenë një mjet ndihmës që përdoret aty ku aftësitë e tyre janë veçanërisht të përshtatshme, ose burimet e tjera janë të mbingarkuara.

Kjo lidhje midis krimit dhe shtetit, është qartazi një dhimbje koke shtesë për Perëndimin, por në një periudhë më të gjatë, mund të paraqesë të paktën një problem serioz për vetë Rusinë.

Marrë me shkurtime nga Moscow Times

Shënim: Mark Galeoti, është bashkëpunëtor në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë. Libri i tij më i fundit titullohet “Super-mafia ruse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close