Ndërsa sovjetikët e shmangën fenë, Putini e ka përdorur Kishën Ortodokse Ruse për përmbushjen e synimeve gjeopolitike.
Nga Jacob L. Shapiro
Më herët gjatë kësaj jave, Patriarkana e Moskës – udhëheqja e Kishës Ortodokse Ruse (ROC) – pati deklaruar se nuk do të merrte pjesë në një takim të Këshillit Pan-Ortodoks. Ky refuzim erdhi pasi kisha ortodokse e Bullgarisë, Sirisë, Gjeorgjisë dhe Serbisë vendosën të mos marrin pjesë. Pastaj, parlamenti ukrainas miratoi një rezolutë duke kërkuar nga Kryepeshkopi aktual i Konstandinopojës dhe Patriarku Ekumenik të deklarojnë të pavarur Kishën Ortodokse Ukrainase nga Kisha Ruse.
Tërheqja e Kishës Ortodokse të Rusisë nga ky takim, është domethënëse për marrëdhëniet e Rusisë me vendet e rajonit historikisht tampon për të. Ajo gjithashtu ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet fesë dhe shtetit, në një botë ku elementi kryesor përbërës është i lidhur më së pari tek besimi fetar apo perandoria, më tepër sesa te shteti-komb. Sot, ekziston një aleancë mes qeverisë dhe Kishës Ortodokse Ruse. Presidenti rus Vladimir Putin e ka përdorur Kishën për të ndihmuar bashkimin e vendit, si dhe projektuar ndikimin rus në vendet e tjera ortodokse. Kjo marrëdhënie e ngushtë, është kthimi i një aleance historike. Në përgjithësi, shekulli XX-të …
[real3dflipbook id=”1193″] |