Bota

Gjeopolitika e naftës të lirë

gjeopolitika e naftes

Nga John Feffer

Ishte menduar që tregu të shpëtonte planetin. Ky qe të paktën argumenti i shumë ekonomistëve, përballë problemit të ndryshimit të klimës. Teksa lëndët djegëse fosile u rralluan, ata vunë në dukje se çmimi i naftës dhe gazit natyror do të kapte majat. Dhe pastaj burime të tjera alternative, si energjia diellore dhe ajo e erës do të bëheshin më të lira, veçanërisht pasi investimet e mëdha të kryera në atë sektor e ulën ndjeshëm koston e teknologjive të reja. Dhe ja papritmas:dora e padukshme gradualisht do të ulte vlerat e termostatit global.

Ky është një argument qesharak. Para së gjithash, nuk ka asnjë garanci se tregu do të përgjigjet në kohën e duhur (dmth, para se të ndodhemi nën ujë). Nga ana tjetër, çmimet e naftës dhe të gazit janë të paqëndrueshme e të paparashikueshme, një lloj si një intervistë me Donald Trampin. Për shembull, në vitin 2008, çmimi i naftës kapi pikun e 145 dollarëve për fuçi. Por kjo nuk zgjati shumë…

[real3dflipbook id=”816″]

Leave a Reply

Back to top button