Në vitin 2014, Hillary Clinton dhe John Podesta shkëmbyen një seri emailesh ku diskutonin jo vetëm se cfarë duhej bërë me grupinq ë atëherë quhej ISIL, por edhe se nga ata e merrnin financimin. Në një pjesë të emaileve thuhet: “… ne duhet të përdorim zbulimin tonë diplomatik dhe më tradicional, për të ushtruar trysni mbi qeveritë e Katarit dhe Arabisë Saudite, që po ofrojnë ndihmë financiare dhe logjistike fshehurazi për ISIL dhe grupet e tjerë radikalë sunitë në rajon”.
Diskutimi vazhdonte: “Në Irak është e rëndësishme që të angazhojmë ISIL, duke përdorur burimet e luftëtarëve Pshmerga dhe ato njësi të besueshme që mund të ekzistojnë në ushtrinë irakene”.
Arabia Saudite është akuzuar se ka financuar edhe më parë aktivitete terroriste, e madhe edhe mbretëria e bashkuar ka sugjeruar bashkëpunimin me organizata lokale më të vogla, për të mos lejuar që paratë t ëbien në duart e gabuara. /bota.al