Gjermania festoi 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit në nëntor, shkruante Eric Gujer në të përditshmen zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, por ky vend mbetet më i ndarë se kurrë. Plot një e katërta e votuesve në të paktën tre shtete të ish Lindjes komuniste tani mbështesin Alternativën për Gjermaninë, një parti e të djathtës ekstreme. Kjo parti jo vetëm i kundërvihet imigrimit, por edhe përhap gënjeshtra të rrezikshme mbi imigrantët, duke i paraqitur ata në mënyrë të gënjeshtërt, si të prirur për kriminalitet dhe pjesë e një komploti ndërkombëtar për të dëbuar gjermanët vendas. AfD e di se banorët e Gjermanisë lindore janë veçanërisht të ndikueshëm prej gënjeshtrave të tilla nacionaliste. Autoritarizmi i regjimit të dikurshëm komunist “ende jehon, madje edhe në mendjet e atyre që janë shumë të rinj sa për ta patur përjetuar vetë”. Të dominuar nga sovjetikët për 40 vjet, gjermano-lindorët u mësuan me një jetë “të shtirur dhe mosbesimi të aparatit shtetëror”. Askush nuk e përcaktonte dot se çfarë ishte gënjeshtër dhe çfarë ishte e vërtetë, kështu që sot e kësaj dite gjermano lindorët instiktivisht supozojnë se media gënjen. Kjo është arsyeja përse ide që shumë njerëz në Gjermaninë perëndimore i shohin si teori konspirative, shihen në lindje se rreze ndriçuese që i lejojnë ata “të shohin përtej murit të propagandës zyrtare”.
Një mënyrë e tillë të menduari i bën lindorët të ndikueshëm prej populistëve, të cilët ofrojnë rrugë shpëtimi dhe përgjigje të kollajta. Mund të duhen dekada përpara se kjo ndarje të mbyllet, dhe Gjermania të jetë sërish një komb i vetëm. / bota.al