Gjermania, ka shkruajtur Fritz Stern, “ka marrë dhuratën më të rrallë që mund të të japë historia: një shans të dytë”. Një mundësi e dytë, pasi e para, Reichsgründung (themelimi i Rajhut të Dytë në 1870), kishte përfunduar në katastrofën e frikshme të nazizmit. Sot, një çerek shekulli më vonë, mund të themi se Gjermania e ka përdorur më së miri këtë shans të dytë: është një vend i admiruar (edhe pse ndokush vazhdon t’ia ketë frikën), e madje edhe e kanë zili. Nuk është sigurisht, më e mira botë e mundshme, por nga ana tjetër, nuk është sigurisht, as më e keqja e botëve reale…
Faktet, që siç dihet janë kokëforta, kanë përgënjeshtruar profecitë e zymta të Jyrgen Habermasit apo Gynter Grasit, të cilët iu kundërvunë ribashkimit, që e shihnin si një prelud të mundshëm të një Rajhu të Katërt…
[real3dflipbook id=”559″]