Covid19

Gjermania diskuton për datën kur do të heqë masat kufizuese ndaj COVID 19

Qeveria gjermane do të zgjasë kufizimet për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të paktën deri në 3 maj, raportoi biznesi i Handelsblatt.

Kancelarja, Angela Merkel, pritet të zhvillojë një video konferencë, së pari me ministrat e kabinetit dhe më vonë me krerët e 16 shteteve të Gjermanisë, të cilët do të diskutojnë lidhur me lehtësimin e masave, transmeton The Guardian.

Ndërkohë, rreth 725,000 fabrika në Gjermani kanë aplikuar për punë me kohë të shkurtër deri më 13 prill.

Puna me kohë të shkurtër është një formë e ndihmës shtetërore që lejon punëdhënësit të zhvendosin punonjësit në orar më të shkurtër pune gjatë një rënie ekonomike për t’i mbajtur ata në listën e pagave./bota.al

Leave a Reply

Back to top button