Gjermania ka këshilluar qytetarët e vetë që të mos udhëtojnë “për arsye të panevojshme dhe turistike” deri më 31 gusht.
Udhëtimi për në vendet e tjera të BE-së, anëtarët e Shengenit dhe në Mbretërinë e Bashkuar janë përjashtuar nga paralajmërimi, tha Zyra e Jashtme gjermane në një deklaratë. Vendi dha për herë të parë këshilla më 17 mars duke i paralajmëruar qytetarët kundër udhëtimeve turistike në të gjithë botën.
“Për dallim nga fqinjët tanë evropianë, për pjesën tjetër të botës ne ende nuk i kemi bazat e të dhënave” thuhet në deklaratën e botuar të mërkurën. “Ne nuk mund dhe nuk do të rrezikojmë që gjermanët të bllokohen përsëri në të gjithë botën gjatë verës ose që pushuesit të bartin virusin në Gjermani dhe të jenë të padeklaruar.
“Në të njëjtën kohë, ne jemi shumë të vetëdijshëm që shumë qytetarë duan të udhëtojnë përsëri jashtë Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Kjo ndikon në destinacionet e pushimeve në Turqi dhe Afrikën e Veriut, por edhe në Azinë Juglindore dhe Amerikë. Udhëtime të tilla për qëllime turistike do të varen nga kursi i pandemisë.” CNN / bota.al