Sport

“Gjermania do të bëjë luftë me Brazilin”

lowTraineri i Gjermanisë, Joachim Low, beson se përballja ndaj Brazilit do të vendoset nga detajet e vogla. Dy gjigantët e futbollit botëror ndeshen në fazën e gjysmëfinales dhe kjo është padyshim një finale para finales së madhe. Die Mannschaft kanë qenë të pandalshëm këtë verë, ndërsa njësoj ka vepruar edhe Selecao, përkundër se loja e tyre nuk ka qenë aq bindëse. “Të gjithë e dimë se sa i fortë është Brazili. Ka qenë favoriti i madh që nga fillimi dhe lojtarët e kanë pranuar jashtëzakonisht mirë këtë epitet”. “Ajo që kanë bërë është gjë e mirë për gjithë turneun, është mirë kur nikoqiri shkon kaq lag, por ne kemi vetëbesim dhe e kemi shtuar edhe më shumë me vazhdimin e turneut”. “Do të zbatojmë një plan të mirë dhe do të luftojmë me Brazilin. Shanset janë të barabarta dhe kush do të arrijë në finale, do të varet nga diçka shumë e vogël”, ka thënë Low në konferencën për shtyp. Gjermania dhe Brazili luajnë sonte (e martë) nga ora 22:00. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button