Bota

Gjesti i pavetëdijshëm i Mbretëreshës dhe e vërteta e historisë

Screen Shot 2015-07-20 at 12.58.18John Lloyd

Në familjen mbretërore britanike, simpatitë naziste apo fashiste, për të mos folur për gjestet përshëndetës, nuk janë të zakonshme. Eshtë e vërtetë që Princi Harry, djali i dytë i Princit Karl dhe Dianës, dhjetë vjet më parë mori pjesë në një festë, i veshur me uniformë të Afrikakorps-eve gjermane, si dhe me një shirit në krah, ku dallojej kryqi i thyer nazist. Një zëdhënës i Pallatit mbretëror deklaroi atëherë se princi “ishte vetëdijësuar tashmë, se e tija kish qenë një zgjedhje e keqe e veshjes”. Një shembull i mirë i nënvlerësimit anglez. Në atë kohë ishte ende 20 vjeç, një moshë në të cilën gjithmonë mund të falen “zgjedhjet e këqia”.

Një përjashtim shumë më i rëndësishëm kish qenë Eduardi VIII, i cili hipi në fron në vitin 1936 por qëndroi më pak se një vit, duke qenë se, kur qeveria iu kundërvu me forcë martesës së tij me Uallis Simpsonin, një amerikane e divorcuar (kliko këtu për të parë dokumentarin:LETRAT SEKRETE / Wallis Simpsoni, gruaja që “rrëmbeu” Mbretin e Anglisë), ai dha dorëheqjen. Në vitin 1936, kur natyra e udhëheqësit nazist ishte shumë e qartë tashmë, ai vizitoi Hitlerin; e lartësoi në intervista të ndryshme; u dyshua madje se u kish dhënë gjermanëve planet për mbrojtjen e Belgjikës.

A kishte të drejtë tabloidi të publikonte ato pamje? Po, vetëm për një arsye. Ato nuk nënkuptojnë që mbretëresha e moshuar, 89-vjeçare është naziste, apo ka qenë e tillë; vështirë që nëna e saj të ketë qenë; dhe mendimet filonaziste të Eduardit VIII janë të mirënjohur. Fotografia, megjithatë, na kujton dy gjëra: së pari, që në vitet tridhjetë, opinionet filo-autoritare ishin shumë më në modë në shoqëritë perëndimore, se sa janë sot, dhe ishin po kaq të përhapura në aristokracinë angleze. Së dyti, fotografia na kujton se në vitin 1933, përshëndetja naziste nuk ishte ai gjest i tmerrshëm, i cili sot shoqërohet me krimet në kampet e asgjësimit.

Britania e Madhe e luftoi nazizmin. Në momentet e parë, ishte e vetmja që e bëri nga e gjithë bota. Princesha Elisabetë do të bëhej shofere ndihmëse në ushtri; familja mbretërore qëndroi në pallat, dhe gjatë një sulmi u bombardua nga ajri, duke çimentuar në këtë mënyrë një lidhje me popullin, e cila mbijeton edhe sot. Familja mbretërore erdhi e u njoh me disa krime që lidhen me përshëndetjen e Hitlerit. Dhe kështu mësoi – ose duhet të ketë mësuar, ndonëse Princi Harry ka qenë disi i avashtë për ta mësuar – se nuk është aspak një gjë me të cilën duhet bërë shaka.

Përkthimi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button