Sport

Gjykata dënon me 21 muaj burg Messin

Gjykata Supreme në Spanjë ka vendosur dënimin me 21 muaj burgim për yllin e Barcelonës Lionel Messi. Por dënimi i tij duke qenë se është nën 2 vjet, do të konvertohet në gjobë. Ndërsa dënimi për babain e tij, Jorge, është reduktuar në 15 muaj. Më 7 korrik 2016, Gjykata e Barcelonës dënoi argjentinasin dhe babai i tij, Jorge Horacio, me 21 muaj burg për tre vepra fiskale, shkruajne mediat spanjolle.

Messi u ndoq penalisht për mashtrim 4.1 milionë euro në Thesar në vitin 2007, 2008 dhe 2009, për shkak të mosdeklarimit të të ardhurave që tatohen në Spanjë në shumën 10.1 milionë të marra nga të drejtat e imazhit. Vendimi i parë u apelua nga avokatët e Messit dhe duke qenë një dënim më pak se dy vjet gjyqtari kishte mundësi të pezullojë hyrjen e lojtarit në burg.

Leave a Reply

Back to top button